Politika 12 March 2026, 14:52 Nga VNA

Interpelancat: Jorida Tabaku aplikon për një "raund të dytë" përballje me Edi Ramën

Ndaje në Whatsapp
Interpelancat: Jorida Tabaku aplikon për një "raund të

Jorida Tabaku ka vendosur t’i dërgojë një ftesë të re për "vallëzim" politik Kryeministrit Edi Rama. Noshta ka ende nostalgji për dritat e prozhektorëve gjatë komisionit hetimor për inceneratorët, deputetja e opozitës po kërkon me ngulm një tjetër duel që ta faktorizojë në sytë e publikut.

Por Rama nuk është i vetmi që ajo kërkon t’i marrë "llogari". Në listë është Ministri i Financave, Petrit Malaj, të cilit e ka kërkuar ta marrë në pyetje për bllokimin dyvjeçar të rivlerësimit të pronave, duke u shqetësuar se mos ndërtuesit në bregdet po paguajnë shumë pak taksa.
Por, "pjata kryesore" mbetet kërkesa për interpelancë me Kryeministrin. Këtë herë, shënjestra është Korporata Shqiptare e Investimeve. Tabaku, me një ton që të kujton dramat e mëdha, shpreh shqetësimin se ky institucion po shndërrohet në një "instrument të diskutueshëm" për menaxhimin e aseteve publike.
"Në këto kushte, ekziston rreziku real që Korporata Shqiptare e Investimeve të shndërrohet në një instrument për zhvillimin dhe administrimin e pronës publike përmes marrëveshjeve me subjekte private pa transparencën dhe garancitë e nevojshme për mbrojtjen e interesit publik, duke krijuar në praktikë një formë të re të transferimit të kontrollit ekonomik mbi pasuritë publike,"-thuhet në shkresë.
Nuk është vështirë të lexosh mes rreshtave të kërkesave të saj zyrtare. Pas performancës te inceneratorët, ku ajo u përpoq të ndërtonte imazhin e "inkuizitores" moderne ndaj Ramës, Tabaku duket se e ka kuptuar që asgjë nuk e mban më gjallë në titujt e mediave sesa një ballafaqim direkt me kreun e qeverisë.
Ndërsa qytetarët presin zgjidhje konkrete, deputetja Tabaku duket se është e zënë me hartimin e pyetjeve që ngjajnë më shumë me skenat e një "remake-u" politik.
Pyetja që mbetet është: a po kërkon vërtet Tabaku transparencë për pronat dhe investimet, apo thjesht po i mungon ajo ndjesia faktorizuese e të qenit "përballë Ramës"?

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme