Politika 2 April 2026, 17:10 Nga VNA

Integrimi në BE, Rama me “plan B”: Nëse nuk ndodh, fajin e ka opozita

Ndaje në Whatsapp

Integrimi në BE, Rama me “plan B”: Nëse nuk ndodh, fajin e

Në një kthesë të re të narrativës politike, Kryeministri Edi Rama ka nisur të përgatisë terrenin për një skenar më pak optimist sa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nga premtimi i bujshëm elektoral për një horizont të afërt europian, diskursi ka kaluar në një version më realist, ose më saktë, më justifikues ku faji paraprakisht delegohet te opozita.

Gjatë një takimi me strukturat e PS  në njësinë nr.14 në Tiranë, Rama artikuloi tezën se dështimi eventual i integrimit nuk do të ishte rezultat i qeverisjes, por i një “lufte politike” të brendshme. Sipas tij, opozitarët nuk lënë gjë pa thënë në kancelaritë Europiane, dhe po tentojnë të dëmtojnë procesin.

“Nuk lënë gjë pa thënë që ky proces të mos ndodh. Luftë politike ka dhe në vende të tjera nuk ja kanë bërë kurrë maqedonasit maqedonasve këtë punë. Kurrë. Që të thonë atje shiko se këta… ne kësaj nuk kemi ça i bëjmë. Nuk kemi ça i bëjmë ca të paudhëve që nuk e kanë idenë që çfarë po bëjnë. Po tentojnë të dëmtojnë një moment ku fati, historia po i buzëqesh shqiptarëve. Diçka madhështore dhe gjëja më e jashtëzakonshme që mund të bëjmë për fëmijët tanë. E kundërta është gjëja më dramatike. Që ne të mos ja dalim dot”, tha Rama.

Në realitet, procesi i integrimit në BE është një ekuacion më pak retorik dhe më shumë administrativ. Kushte, reforma dhe standarde që duhet të përmbushen nga qeveria në detyrë. Dhe pikërisht këtu qëndron problemi, ndërsa kriteret përqendrohen te lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i drejtësisë, Shqipëria vijon të prodhojë lajme ku zyrtarë të lartë përballen me akuza serioze, ndërsa mbrojtja politike e kryeministrit duke penguar dejtësinë po shtohet.

Këtu mjafton të përmendim rastin e fundit me zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, që Rama nuk përfilli thirrjet e ndërkombëtarëve duke e mbrojtur me kartona në Parlament. Vetëm ky veprim, duket se do t’i kushtojë Shqipërisë ngadalësimin akoma më shumë të këtij procesi.

Në këtë kontekst, përpjekja për të identifikuar opozitën si pengesë kryesore tingëllon më shumë si paralajmërim që premtimi që trumbetoi me të madhe në fushatë, nuk do të realizohet. Sidomos kur bëhet fjalë për një opozitë e cila është shumë e vogël në numra dhe e padëgjuar ndërkombëtarisht.

Si përfundim, duket se integrimi europian ka hyrë në një fazë të re, nga një premtim i sigurt, në një gënjeshtër të madhe që iu servir shqiptarëve sa për të marrë votat e mandatit të katërt.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme