Politika 1 February 2026, 10:07 Nga VNA

“Inspektimi” dhe heshtja e deputetëve të PD. Opozita ishte në dijeni dhe nuk foli për vizitat e Xhafajt në gjykata

Ndaje në Whatsapp
“Inspektimi” dhe heshtja e deputetëve të PD. Opozita ishte

Prej tri ditësh, alarmi më serioz për drejtësinë nuk erdhi nga ndonjë vendim gjykate, por nga një akt politik i kryer në shkelje të hapur të ligjit: “inspektimi” i gjykatave nga Fatmir Xhafaj, në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Nismat Qytetare. Vizita që nuk parashikohen nga asnjë dispozitë ligjore dhe që cenojnë drejtpërdrejt parimin e ndarjes së pushteteve janë shndërruar në fakt të kryer, ndërsa reagimi politik ka qenë minimal, i vonuar dhe selektiv.

Deri tani, i vetmi reagim formal nga opozita ka qenë një status në Facebook i kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Por mjafton një lexim më i kujdesshëm i përbërjes dhe funksionimit të vetë Komisionit për të kuptuar se kjo heshtje nuk është as rastësi, as mungesë informacioni.

Përbërja aktuale e Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale është publike dhe e qartë:

– Fatmir Xhafaj, kryetar (PS)

– Ivi Kaso, zëvendëskryetar (PD)

– Anëtarë të përhershëm nga opozita: Belind Këlliçi (PD), Elda Hoti (PD), Gjin Gjoni (PD)

Fakti kyç është se plani i vizitave “monitoruese” në sistemin e drejtësisë është miratuar në Komision. Pra, përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë qenë në dijeni të planit të Fatmir Xhafajt. Dhe nuk kanë folur. Siç po heshtin edhe sot. 

Ndërsa vizitat janë realizuar “de facto” në Gjykatën e Tiranës, (përfshirë dhe Gjykatën e Apelit), si edhe në gjykatat e Elbasanit, Korçës, Shkodrës dhe Fierit ende nga ky komision nuk ka asnjë reagim publik. Së paku nga deputetët e opozitës. Asnjë alarm politik, edhe pse bëhej fjalë për një ndërhyrje flagrante të pushtetit legjislativ në territorin e pushtetit gjyqësor.

Pyetja që lind natyrshëm është e thjeshtë: pse opozita priti dhe nuk dha alarmin? Pse nuk e denoncoi këtë akt para se të ndodhte? Pse reagimi erdhi vetëm pasi çështja u bë publike dhe u shndërrua në debat publik?

Reagimi i vonuar, përmes një statusi në rrjete sociale, nuk ndryshon faktin : përfaqësuesit e PD-së në Komision kishin dijeni dhe nuk e ngritën zërin. Ata ndoshta kanë votuar dhe kundër, por kanë qenë në dijeni të faktit. Ata thjesht heshtën dhe vazhdojnë të heshtin, edhe pse vizitat janë kryer dhe precedenti është vendosur.

Se nga vetja se me urdhër nga lart këtë do e kuptojmë në ditët në vazhdim. Por një gjë është e qartë: problemi në këtë rast nuk është vetëm Fatmir Xhafaj dhe tentativa e tij për të ushtruar presion politik mbi drejtësinë përmes një “monitorimi” të paligjshëm. Problemi është edhe një opozitë që, ndonëse e përfshirë drejtpërdrejt në proces, zgjedh të flasë (veç sa për të larë gojën) vetëm pasi të tjerët kanë folur më parë.

Çfarë po ndodh sot me kontrollin ndaj gjykatave nuk është thjesht një shkelje procedurale. Është një precedent i rrezikshëm institucional, ku gjykatat pranojnë vizita pa bazë ligjore, ku ILD dhe KLGJ heshtin, dhe ku opozita zgjedh të reagojë vetëm kur kostoja politike e heshtjes bëhet e dukshme.

Përpjekja për të vënë drejtësinë nën kontroll politik nuk është e re. Ajo që e bën edhe më shqetësuese sot është fakti se kjo përpjekje po ndodh me dijeninë dhe heshtjen e atyre që pretendojnë se janë mbrojtësit e saj.

Sa për marrveshje fluide Xhafaj- Berisha për të vënë drejtësinë nën kontroll, hallexhinjtë kanë treguar se i harrojnë sharjet dhe inatet përpara armikut të përbashkët.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme