Politika 29 Janar 2026, 09:13 Nga VNA

Infrastruktura digjitale shtetërore është në krizë mirëmbajtjeje, rrezikohet siguria kombëtare

Ndaje në Whatsapp
Infrastruktura digjitale shtetërore është në krizë

Prej javësh, bizneset po përballen me një situatë të paprecedentë, të krijuar nga bllokimi i platformës selfcare të fiskalizimit. Praktikisht, ka kërcënuar mbarëvajtjen normale të aktivitetit të biznesit.

Por, dështimi i platformës së fiskalizimit duket se është vetëm maja e ajsbergut të problemeve për sistemet digjitale shtetërore.

Sipas burimeve nga tregu, infrastruktura digjitale e institucioneve publike në vend po përballet me një krizë të heshtur mirëmbajtjeje dhe arsyeja kryesore duket të jenë ankesat e përsëritura në procedurat e prokurimit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Burimet shprehen se një grup operatorësh ekonomikë ka krijuar një model operimi që konsiston në paraqitjen seriale të ankesave për proceset e prokurimit. Kjo bllokon për muaj të tërë finalizimin e procedurave të prokurimit për mirëmbajtjen e sistemeve që ofrojnë shërbime kritike për qytetarët.

Ndërsa prokurimet bllokohen, një numër i konsiderueshëm institucionesh mbeten pa kontrata mirëmbajtjeje për sistemet që menaxhojnë të dhëna sensitive të qytetareve dhe proceseve administrative.

Sipas këtyre burimeve, vonesаt e tejzgjatura sjellin amortizim të sistemeve, nevojë për investime shtesë për përmirësim dhe zhvillim përtej mirëmbajtjes rutinë, si dhe angazhim të shtuar të operatorëve në rastet kur pas shumë impenjimi kohor arrijnë të lidhin kontrata.

Pasojat janë të drejtpërdrejta dhe të prekshme: vazhdueshmëria e shërbimeve digjitale nuk realizohet, procedurat mbeten pezull për muaj të tërë dhe e drejta e ankimit humbet funksionin e saj ligjor. Operatorët që veprojnë me kapacitete reale penalizohen, ndërsa institucionet publike mbeten të ekspozuara ndaj mungesës së vazhdimësisë së shërbimeve.

Sipas këtyre burimeve, ajo që shpesh nënvlerësohet në këtë problematikë është dimensioni i sigurisë kombëtare që lind si pasojë e bllokimit të qëllimshëm të procedurave të prokurimit publik. Zvarritja artificiale ose ndalimi i këtyre procedurave pengon vijimin e kontratave të mirëmbajtjes dhe zhvillimit të sistemeve dixhitale publike, duke i lënë ato për periudha të gjata pa ndërhyrje teknike thelbësore.

Si pasojë, këto sisteme bëhen progresivisht më të ekspozuara ndaj kërcënimeve kibernetike. Çdo ditë vonesë rrit ndjeshëm rrezikun për integritetin, disponueshmërinë dhe konfidencialitetin e këtyre të dhënave dhe shërbimeve.

Në këtë kontekst, dështimi për të garantuar vijimësinë e shërbimeve të mirëmbajtjes së infrastrukturës digjitale publike, si pasoje e bllokimit procedural, mund të shndërrohet në një çështje të drejtpërdrejtë të sigurisë kombëtare.

Aktualisht, nuk ekziston një mekanizëm funksional që të filtrojë apo të frenojë ankimet e përdorura si mjet bllokues, edhe kur ato mund të jenë të përsëritura dhe pa bazë faktike.

Neni 3 i Ligjit të Prokurimit Publik përcakton qartë parimet themelore të konkurrencës së ndershme, proporcionalitetit dhe trajtimit të barabartë të operatorëve ekonomikë.

Sjellja sistematike penguese, përmes ankimimeve abuzive dhe te përsëritura, potencialisht mund të krijojë një formë konkurrence të pandershme, ku operatorët ekonomikë që investojnë në kapacitete reale teknike, financiare dhe profesionale penalizohen me vonesa të pajustifikuara dhe kosto shtese të panevojshme.

E drejta e ankimit, e garantuar nga neni 113 i Ligjit të Prokurimit Publik, është një instrument thelbësor për mbrojtjen e interesave të ligjshme të operatorëve ekonomikë. Megjithatë, kur kjo e drejtë përdoret në mënyrë sistematike jo për mbrojtje ligjore, por për krijimin e pengesave artificiale dhe ndalimin e procedurave, kjo mund të çojë në keqpërdorim flagrant që cenon frymën, parimet dhe qëllimin e vetë ligjit.

Burimet shprehen se  kjo praktikë po minon gradualisht besimin në sistemin e prokurimit publik, ndaj Komisioni i Prokurimit Publik dhe Agjencia e Prokurimit Publik duhet të marrin një qëndrim më të qartë dhe të vendosur ndaj keqpërdorimit të të drejtës ligjore për ankimim./Monitor.al

Video

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Kur ke 36 vjet që drejton PD dhe hyn në “garë” për ta mbajt dhe ca kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme