Politika 12 March 2026, 10:18 Nga VNA

Imuniteti i Ballukut, Spiropali mungon në sallë. Dueli i heshtur në kampin socialist

Ndaje në Whatsapp

Imuniteti i Ballukut, Spiropali mungon në sallë. Dueli i heshtur

Në politikën shqiptare ka momente kur mungesa flet më shumë se çdo fjalim në foltoren e Kuvendit. Kështu duket se po ndodh edhe sot, në seancën ku pritet të diskutohet çështja e imunitetit të Belinda Ballukut.

Në sallë mungojnë dy emra të rëndësishëm të shumicës: Fatmir Xhafaj dhe ish kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. Por ndërsa mungesa e parë mund të kalojë pa shumë zhurmë, ajo e Spiropalit ngre më shumë se një pikëpyetje.

Sepse kjo nuk është hera e parë që ish kryetarja e Kuvendit duket se nuk ecën në sinkron me linjën zyrtare të grupit parlamentar socialist.

Sipas burimeve nga mbledhja e fundit e grupit të PS, kur u diskutua çështja e imunitetit të Ballukut, Spiropali nuk u rreshtua me shumicën për ta mbrojtur ministren nga hetimi. Me fjalë të tjera, ndërsa pjesa më e madhe e grupit votoi për të mos “lëshuar” imunitetin, kryetarja e Kuvendit zgjodhi të mos jetë pjesë e këtij kori.

Një detaj që në çdo parlament normal do të quhej debat politik i brendshëm. Por në politikën shqiptare, ku disiplinimi i votës shpesh është më i fortë se bindja personale, një devijim i tillë tingëllon pothuajse si herezi.

Ironia është se sot, kur çështja e imunitetit pritet të diskutohet publikisht, Spiropali nuk është fare në sallë.

Një mungesë që lë hapur një pyetje të thjeshtë:
është kjo një mënyrë elegante për të mos votuar kundër partisë, apo për të mos votuar kundër ndërgjegjes?

Sepse ndonjëherë në politikë mënyra më e sigurt për të mos tradhtuar askënd është të mos jesh fare aty kur duhet të ngresh kartonin.

Dhe në këtë rast, Elisa Spiropali duket se ka zgjedhur pikërisht këtë rrugë:të mos jetë në sallë, në mënyrë që askush të mos mund të thotë me siguri se në cilën anë do të kishte votuar.

Imuniteti i Ballukut, Spiropali mungon në sallë. Dueli i heshtur

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme