Politika 27 August 2025, 13:19 Nga VNA

Ilir Proda në qendër të kritikave dhe rekomandimeve të Avokatit të Popullit për arrestimin e Ilir Metës

Ndaje në Whatsapp
Ilir Proda në qendër të kritikave dhe rekomandimeve të

Avokati i Popullit ka arritur në përfundimin se arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta ishte jodinjitoz. Metës dhe personit që ndodhej me të nuk iu komunikua ndonjë vendim gjykate apo urdhër prokurorie, por u tërhoqën forcërisht, pa mundësi për të komunikuar me avokatin mbrojtës, sipas gjetjeve të AP.

Në dokument thuhet se punonjësit e policisë nuk e kanë evidentuar në regjistër si shtetas të shoqëruar ish-presidentin Ilir Meta dhe kanë mbajtur të prangosur në ambientet e shoqërimit të DVP-së Tiranë z. Artemis Peca. Policët nuk kishin kamera trupi dhe nuk kishin në pjesën e përparme shenjë dalluese “Policia”.

Nisur nga këto shkelje të evidentuara, Erinda Ballanca i rekomandon kryepolicit Ilir Proda identifikimin e personave përgjegjës dhe marrjen e masave që situata të tilla të mos përsëriten.

REKOMANDIMET:

 1. Marrjen e masave të nevojshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të analizuar rastin në mënyrë të thellë, objektiv dhe profesional, lidhur me konstatimet e Avokatit të Popullit për ekzekutimin e urdhrit të prokurorëve të SPAK dhe përfshirjen e Forcës Speciale Operacionale gjatë shoqërimit të z. Ilir Meta dhe z. Artemis Peca.

 2. Vlerësimin objektiv të shkallës së rrezikshmërisë shoqërore të shtetasve ndaj të cilëve ekziston vendim penal për t’u ekzekutuar, duke ngarkuar forcat përkatëse sipas akteve nënligjore në fuqi.

 3. Pasqyrimin e ndryshimeve përkatëse në akte nënligjore lidhur me procedurat standarde për mbajtjen dhe përdorimin e uniformës së Policisë së Shtetit, konkretisht për numrin e identifikimit dhe mbishkrimin “Policia” në pjesën e përparme të trupit.

 4. Nxjerrjen e aktit nënligjor për pajisjen me kamera të trupit të punonjësve të policisë që kryejnë ndalime/arrestime/shoqërime, si dhe ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre për transparencë dhe besim publik.

 5. Informimin e menjëhershëm të të drejtave të personave të ndaluar/arrestuar dhe garantimin e të drejtës për të komunikuar me avokatin mbrojtës.

 6. Respektimin dhe garantimin e të drejtave të personave të shoqëruar në ambientet e policisë, duke i pajisur me dokumentacionin përkatës që tregon arsyeja e shoqërimit, procesverbalin dhe kartën e të drejtave.

 7. Marrjen e masave ndaj punonjësve që kanë përdorur prangat në kundërshtim me ligjin.

 8. Identifikimin dhe nxjerrjen e përgjegjësive administrative të punonjësve që nuk kanë evidentuar si shtetas të shoqëruar ish-presidentin Ilir Meta dhe kanë mbajtur të prangosur z. Artemis Peca pa dokumentacion përkatës.

 9. Përgjithësimin e këtij rasti në strukturat e Policisë së Shtetit për të parandaluar përsëritjen e cenimit të të drejtave të shtetasve.

Për qëndrimin dhe masat që do të merrni në zbatim të këtij rekomandimi, na vini në dijeni brenda afatit ligjor 30 ditor, të parashikuar në nenin 22 të ligjit nr. 8454 datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar.

Duke besuar në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj,

Erinda BALLANCA

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme