Politika 23 October 2025, 19:38 Nga VNA

Ilir Meta nga qelia: “Po shkruaj librin për 35 vitet e mia në politikë dhe grushtin e shtetit pa tanke”

Ndaje në Whatsapp
Ilir Meta nga qelia: “Po shkruaj librin për 35 vitet e mia në

Në një intervistë për Syri TV, ish-presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se po punon për një seri librash që do të pasqyrojnë 35 vitet e tij në politikë. Nga qelia ku ndodhet prej një viti, Meta sqaroi se bëhet fjalë për disa libra, të cilët do të botohen pas përfundimit të karrierës së tij politike.

“Besoj se ka një keqkuptim. Së pari, 35 vitet e mia në politikë nuk mund të përmblidhen në një libër të vetëm. Së dyti, këto libra do të botohen pas 30 viteve të ardhshme, kur unë të kem përfunduar karrierën time politike,” u shpreh Meta.

Ai tha se aktualisht është i përqendruar në një projekt të veçantë kushtuar “historisë së vërtetë të Reformës në Drejtësi” me rastin e 10-vjetorit të saj, të cilën e cilësoi si “grushtin e shtetit më unik në Europë, të bërë pa tanke, por me procedura të paligjshme dhe bekime ambasadorësh tip McGonigal”.

“E ndjej si detyrim moral, politik dhe kombëtar që, vetëm bazuar mbi fakte dhe të vërteta, t’u tregoj shqiptarëve se si ndodhi ky grusht shteti i pabesë në një vend anëtar të Këshillit të Europës dhe të NATO-s,” tha Meta, duke shtuar se “Ramaforma” që pasoi e ka bërë drejtësinë “më të largët, më të shtrenjtë dhe më të pamundur se 10 vite më parë.”

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme