Politika 19 September 2025, 16:21 Nga VNA

Ilir Meta mbetet në burg, GJKKO refuzon revokimin e masës

Ndaje në Whatsapp
Ilir Meta mbetet në burg, GJKKO refuzon revokimin e masës

Gjykata e Posaçme ka shqyrtuar kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për revokimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

GJKKO ka vendosur të mbajë në fuqi këtë masë, duke refuzuar lirimin e Metës nga qelia.

Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

SPAK pretendon se gjatë hetimeve janë zbuluar skema korrupsioni dhe abuzime me pushtetin. Përveç Metës dhe Kryemadhit, për gjykim janë dërguar edhe tre persona të tjerë. Seanca paraprake e parë do të mbahet më 25 shtator dhe dosja do të trajtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila do të vendosë nëse çështja do të kalojë në gjykim, do të kthehet në SPAK ose do të pushohen hetimet.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme