Politika 4 January 2026, 13:35 Nga VNA

Ilir Beqaj denoncon mungesën e aksesit në dosjen gjyqësore: “Paraburgimi më pengon mbrojtjen efektive”

Ndaje në Whatsapp
Ilir Beqaj denoncon mungesën e aksesit në dosjen gjyqësore:

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili po gjykohet për aferën e koncesionit të “Sterilizimit”, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale të publikuar nga avokati i tij, Ermal Yzeiri.

Beqaj pretendon se po i mohohet e drejta për një mbrojtje efektive, pasi në paraburgim nuk i japin mundësinë të ketë një laptop pa akses në internet.

“Prej 6 vitesh në Gjykatën e Posaçme po zhvillohen dhjetëra procese penale. Dosjet janë me mijëra faqe dhe Prokuroria e Posaçme ua dorëzon ato avokatëve në formë elektronike, në format PDF, ndërsa Gjykatës ia dërgon edhe të printuara. Ndërkohë, i pandehuri i paraburgosur mbetet praktikisht i përjashtuar nga leximi i dosjes së tij, pasi IEVP nuk i mundëson atij një kompjuter pa akses në internet, qoftë edhe në një ambient të posaçëm të institucionit dhe për një kohë të kufizuar, nën monitorimin e personelit penitenciar.

Po si munden avokatët të përgatisin për të pandehurit një mbrojtje efektive kur vetë i akuzuari nuk arrin të lexojë asnjë nga aktet e dosjes së tij gjyqësore?! Nëse i akuzuari nuk e di se çfarë përmbajnë mijëra faqe akuza, prova, përgjime e deklarime, si mundet ai të marrë një vendim të informuar për kërkimin e një gjykimi të shkurtuar apo të zakonshëm?! A mund të quhet proces i rregullt ligjor një proces ku i akuzuari nuk ka lexuar dosjen e vet?”, shkruan Beqaj.

Ish-ministri pretendon se asnjë ligj dhe as rregullore nuk e ndalojnë përdorimin e një kompjuteri pa internet, por janë institucionet që shmangin përgjegjësinë.

"Po përse gjithë kjo shpërfillje ndaj kërkesës legjitime dhe bazike të të akuzuarve të paraburgosur? A mos vallë synohet që i akuzuari të lodhet, të demoralizohet, të pranojë gjykimin e shkurtuar pa e njohur dosjen e tij? A synohet të ulet cilësia e mbrojtjes duke e kthyer atë në një formalitet? Ndoshta. Sepse një shpjegim tjetër ligjor dhe logjik nuk ekziston. Ligji fajësohet për një ndalim që nuk e parashikon. Institucionet shmangin përgjegjësinë. Gjykata fshihet pas gishtit. Dhe kështu, një e drejtë themelore gërryhet çdo ditë, pa zhurmë. Atëherë kujt mund t’i drejtohet një i akuzuar i paraburgosur për një të drejtë të tij themelore që shpërfillet çdo ditë pa zhurmë?”, shprehet Beqaj.

Ai thotë se “është koha për t’i dhënë fund proceseve që nuk garantojnë aksesin real të të akuzuarit në dosjen e tij”.

Ilir Beqaj po gjykohet për çështjen e Sterilizimit, ndërsa në seanca paraprake po shqyrtohen akuzat e SPAK lidhur me abuzimet me fondet e BE-së, gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAC.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme