Politika 25 October 2025, 21:27 Nga VNA

Ilir Alimehmeti: “Berisha nuk duhet të iki, probemi është i sistemit

Ndaje në Whatsapp
Ilir Alimehmeti: “Berisha nuk duhet të iki, probemi është i

Ilir Alimehmeti duket se e ka merituar rolin e drejtuesit politik të Tiranës, duke zëvendësuar Belind Këlliçin. 

Mjeku dhe ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike ka deklaruar në një intervistë për A2 CNN se Sali Berisha nuk duhet të largohet nga drejtimi i PD-së, pavarësisht rezultatit zhgënjyes të opozitës në zgjedhjet e 11 majit.

“Berisha nuk duhet të iki. Jo, mendoj që jo në këto momente. Kjo shkon: ka mbështetje apo jo nga anëtarësia. Unë që vij nga terreni, mendoj që ai ka ende mbështetje,” tha Alimehmeti.

Ai shtoi se problemi kryesor i opozitës nuk lidhet me drejtimin e partisë, por me sistemin zgjedhor që, sipas tij, nuk lejon garë të ndershme.

“Duket sikur problemi në këtë vend është PD. Por nuk është kështu. Ka pasur dhe 9 forca të tjera politike, shumë oferta të tjera. PS nuk e duan, PD nuk e duan, por nuk të lë sistemi. Sistemi është bërë gabim. Kur është bërë, ka pasur zëra kundër,” u shpreh Alimehmeti.

Duke analizuar rezultatin, ai theksoi se disa qarqe kanë dalë më keq se të tjerat, por kjo, sipas tij, lidhet me mënyrën se si është ndërtuar vetë sistemi elektoral dhe jo me mungesë mbështetjeje në terren.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme