Politika 12 September 2025, 21:12 Nga VNA

IKMT mësyn Valbonën, shemb mbi 20 objekte pa leje në Parkun Kombëtar

Ndaje në Whatsapp
IKMT mësyn Valbonën, shemb mbi 20  objekte pa leje në Parkun

Prej dy ditësh, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), i mbështetur nga Policia e Shtetit, ka ndërmarrë një aksion në Parkun Kombëtar të Valbonës, në Tropojë, për të shembur struktura të ndërtuara pa leje në një nga zonat më të mbrojtura të vendit.

Pas prishjes së 8 ndërtimeve me betonarme ditën e djeshme në fshatin Rragam, sot IKMT ka vijuar me identifikimin dhe planifikimin për shembjen e 12 objekteve të tjera, mes tyre struktura betoni dhe ngrehina të tjera të ndërtuara në kundërshtim me ligjin.

Sipas njoftimit zyrtar, IKMT thekson se operacioni do të vijojë pa ndërprerje, me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo forme ndërtimi të paligjshëm brenda zonave të mbrojtura, duke garantuar ruajtjen e integritetit mjedisor të Parkut Kombëtar të Valbonës.

Aksioni është pjesë e një nisme të re për të luftuar paligjshmërinë në ndërtim dhe për të rikthyer kontrollin mbi hapësirat natyrore, të cilat vitet e fundit janë përballur me ndërhyrje të shumta të jashtëligjshme.

Autoritetet janë shprehur të vendosura në vijimin e operacionit, duke theksuar se askush nuk do të tolerohet në shkeljen e ligjit dhe shkatërrimin e pasurive natyrore të vendit.

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme