Politika 24 April 2026, 11:11 Nga VNA

Ikin Mirela Bogdani dhe Ilir Rusi, Kuvendi hap garën për kreun e ri të KLGJ dhe KLP

Ndaje në Whatsapp

Ikin Mirela Bogdani dhe Ilir Rusi, Kuvendi hap garën për kreun e ri

Kuvendi i Shqipërisë ka hapur zyrtarisht procedurat për zëvendësimin e krerëve të dy institucioneve kyçe të sistemit të drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).


Lëvizja vjen pas përfundimit të mandatit kushtetues të drejtuesve aktualë:


Mirela Bogdani – Kryetare e KLP.
Ilir Rusi – Kryetar i KLGJ.
Yllka Rupa – Zëvendëskryetare e KLGJ.


Ashtu si paraardhësit e tyre, anëtarët e rinj do të përzgjidhen nga radhët e trupës së pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës. Ky proces synon të plotësojë kuotat e "anëtarëve jo-magjistratë" në këto këshilla, duke garantuar përfaqësimin e botës akademike në vendimmarrjen e sistemit.

Kandidatët duhet të vijnë nga radhët e pedagogëve me eksperiencë të spikatur, të mos kenë mbajtur funksione politike në vitet e fundit. 

Ikin Mirela Bogdani dhe Ilir Rusi, Kuvendi hap garën për kreun e ri

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme