Politika 24 October 2025, 12:04 Nga VNA

Krimi rritet, ministrja Koçiu merret me monopatinat elektrike

Ndaje në Whatsapp
Krimi rritet, ministrja Koçiu merret me monopatinat elektrike

Ministrja e Brendshme paska gjetur më në fund me çfarë të merret: monopatinat elektrike.Ndërkohë që krimi i organizuar lulëzon, tenderat e dyshimtë fryhen dhe grabitjet ndodhin në mes të ditës, Albana Koçiu ka shpallur armikun e ri publik – skuterin elektrik.

“Pezullimi i lëvizjes me monopatina elektrike erdhi si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre. Qëllimi është normimi i lëvizjes së monopatinave elektrike në mënyrë të sigurt, të organizuar dhe në përputhje me jetën urbane ” – deklaroi ministrja Koçiu.

Tani pritet me padurim “kuadri ligjor” që do të rregullojë fatin e këtyre mjeteve të rrezikshme, që – mesa duket – po kërcënojnë seriozisht rendin kushtetues.

Sa për sigurinë e qytetarëve? Epo, me monopatinat nën kontroll, ndoshta do të ndihemi më të qetë… derisa ndonjë ministër tjetër të zbulojë ndonjë kërcënim të ri urban, si biçikletat pa kambanë apo këmbësorët që nuk ecin te vijat e bardha.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme