Politika 9 December 2025, 19:14 Nga VNA

I katërti opozitar në radhë me protestë individuale. Agron Shehaj paralajmëron tryezë në mbrojtje të drejtësisë

Ndaje në Whatsapp

I katërti opozitar në radhë me protestë individuale. Agron

Adriatik Lapaj merr një karrige dhe del i vetëm në protestë përpara Kryeministrisë. Sali Berisha vijon protestat çdo të hënë me strukturat e Partisë Demokratike. Arlind Qori paralajmëron protestë të enjten në orën 18:00 përpara Kuvendit. Dhe “qershia mbi tortë”: kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, shpall një tryezë politike dhe një platformë në mbrojtje të drejtësisë.

Katër iniciativa të ndara. Katër skena të ndryshme. Katër rrugë paralele. Dhe një qeveri e vetme që i vështron të gjitha nga lart, pa u shqetësuar realisht nga asnjëra.

Shehaj, në studion e News24, tentoi ta justifikojë këtë fragmentarizim me një reflektim që në vetvete është një aktakuzë për opozitën: “Nuk duhet të pyesim pse nuk protestojnë shqiptarët, por çfarë mund të bëjmë ne më shumë. Duhet të jesh i besueshëm, të inspirosh, të jesh shpresë”. Një deklaratë e saktë në parim, por që bie ndesh me realitetin e një opozite të copëzuar, ku secili teston veten si “shpresë” më vete, pa krijuar kurrë një shpresë kolektive.

Në fakt, panorama është kjo: protestë simbolike me karrige, protestë rituale çdo të hënë, protestë e paralajmëruar për të enjten, dhe tani një tryezë politike për drejtësinë. Të gjitha në emër të së njëjtës kauzë – kundërshtimit të qeverisë – por të gjitha të ndara nga njëra-tjetra, pa koordinim, pa strategji të përbashkët dhe pa një objektiv të qartë final.

Kjo kakofoni, siç e quajti vetë Shehaj, nuk është vetëm mediatike. Është politike. Është opozitare. Është një zhurmë pa orkestër, ku secili instrument luan më vete dhe askush nuk e dëgjon melodinë.

Paradoksi është i qartë: të gjitha këto iniciativa duken sikur presin që “diçka” të ndodhë – një shpërthim pakënaqësie, një reagim qytetar masiv, një moment kthesë – por njëkohësisht janë të vetëdijshme se, të ndara, nuk kanë as forcën minimale për ta gërvishtur seriozisht pushtetin. Jo ta tronditin. As ta lëkundin. As ta vënë realisht në presion.

Kështu, opozita nuk përballet më me qeverinë si bllok politik. Ajo përballet me vetveten. Me ego, me role, me ambicie individuale, me tentativa për protagonizëm. Ndërsa qytetari, që pritet të dalë në rrugë, sheh vetëm një gjë: shumë thirrje, zero drejtim të përbashkët.

Dhe në fund, qeveria nuk ka nevojë të shtypë protesta. Ajo mjafton t’i shohë nga zyra dhe thjesht të gjejë kohën ti komentojë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme