Politika 4 May 2026, 11:35 Nga VNA

Hoxha "mund" Spiropalin, lartëson Ramën për artikullin me Vuçiç: Inteligjencë politike dhe strategjike, ndihmonte Kosovën

Ndaje në Whatsapp

Hoxha "mund" Spiropalin, lartëson Ramën për artikullin

Ferit Hoxha e ka mundur dy herë Elisa Spiropalin. Jo thjesht ditën që i zuri karrigen, duke u bërë ministër i jashtëm, por edhe në daljet e tij publike, ku nuk njeh metër dhe as peshore në lavdet ndaj Edi Ramës.

Ndryshe nga Elisa që fliste me qetësi dhe ashpërsi, Feriti ka edhe një nxitim të jashtëzakonshëm për të bombarduar mikrofonin me konsiderata të larta për kreun e qeverisë.

Teksa u paraqit në Komisionin për Politikën e Jashtme, Ministri Hoxha justifikoi një artikull të përbashkët, një editorial i Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç.

Kush e mendonte para 3 vitesh se Shqipëria do të ishte në SEPA? Askush. E kemi sot, i bëjmë transfertat.

Pse u bë me Vucic?

Ishte një artikull, nuk është aleancë apo projekt kundër ndokujt në rajon. Nëse ndihmon në integrimin e përshpejtuar. Dëshmi që vendet e rajonit mund ta gjejnë gjuhën pavarësisht ndasive. Tregon pjekuri politike dhe përgjegjësi edhe me ata që nuk jemi dakord.

Askush nuk u thellua fare pak, për të kuptuar diçka më shumë.

Ai artikull me atë qasje, nëse aplikohej, e bënte Kosovën vite përpara, se sa është sot në raport  me BE-në”,-tha ndër te tjera ministri gjatë paraqitjes në Komisionin për Politikën e Jashtme.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme