Editorial 28 August 2025, 18:18 Nga VNA

Heshtja shurdhuese e KLP-së dhe KLGJ-së

Ndaje në Whatsapp
Heshtja shurdhuese e KLP-së dhe KLGJ-së

Prej javësh, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka vënë në shënjestër gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët i konsideron si përgjegjësit e vetëm për masakrën e ndërtimeve pa leje në vend. Ai e nisi me prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, për ndërtime pa leje në Theth, dhe më pas vijoi me gjyqtarin e Gjykatës Administrative, Hazbi Balliu, i cili kishte firmosur një masë të përkohshme sigurie për një pallat në zemër të Tiranës, ku parashikohej të zhvendoseshin zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Klarent Demiri, anëtar i Gjykatës Administrative të Tiranës, ishte "preja" e radhës. Në 24 orët e fundit, Edi Rama sulmoi me përçmim atë që e quajti "gjyqtari Ligoraq", për një vendim që, sipas tij, mbron një ndërtim pa leje mes pallateve në Tiranë.

“Gjyqtari Ligoraq vendosi në pak minuta, pa praninë e palëve, që të mos hapet kalimi i bllokuar nga kjo ndërtesë pa leje, me kupolë xhami, midis dy pallateve. Nën të ndodhet një dyqan që zhvillon aktivitet tregtar në kurriz të komunitetit. Ai nuk e pa të udhës të mbajë anën e banorëve të zënë në kurth nga ky ndërtim, dhe ndoshta as nuk e ka menduar se, në rast zjarri, ky dyqan mund të kthehet në një barrikadë vrastare, të pakapërcyeshme për banorët dhe zjarrfikësit", shkroi Rama.

Me këtë deklaratë, “gjyqtari Ligoraq” i shtohet listës së përmendur nga kryeministri, përkrah prokurores Gjeli dhe gjyqtarëve Balliu e Demiri, për të cilët, sipas Ramës, Ministria e Drejtësisë do të dërgojë një dosje pranë institucioneve të kontrollit dhe vetëqeverisjes së sistemit gjyqësor.

Nëpërmjet këtyre sulmeve ndaj përfaqësuesve të drejtësisë, Rama po përpiqet të gjejë fajtorin për kaosin e ndërtimeve pa leje dhe, njëkohësisht, të justifikojë aksionin për lirimin e hapësirave publike – sikur Shqipëria të ishte ndërtuar brenda natës dhe institucionet shtetërore të mos kishin pasur dijeni.

Përtej sjelljes jonormale të një kryeministri, është skandaloze heshtja e institucioneve si Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, të cilët kanë detyrën kushtetuese të mbrojnë gjyqtarët dhe prokurorët nga ndërhyrje dhe sulme të tilla të paprecedenta. Reagimi i tyre duhet të jetë i qartë dhe i prerë: institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë në mënyrë të pavarur.

Ata reaguan me urgjencë kur u sulmua gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka, që shqyrtonte në masë sigurie çështjen ndaj Sali Berishës. Por sot – heshtje. Dikush duhet t’u kujtojë drejtuesve të këtyre institucioneve se pushimet kanë përfunduar dhe se është koha të kthehen me dinjitet në detyrë. Përndryshe, nuk janë gjë tjetër veçse rrogëtarë të kapur, në shërbim të politikës.

 

Video

Teksa në orën 17:00 pritet të nisë seanca e Parlamentit, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar protestën e radhës, Policia ka shtuar masat e sigurisë përreth godinës. Parlamenti është rrethuar me kangjella metalike, me qëllim krijimin dhe ruajtjen e perimetrit të sigurisë gjatë zhvillimit të seancës dhe protestës së paralajmëruar. Nga pamjet në terren shihet një prani e shtuar e forcave të Policisë, ndërsa punonjësit po merren me vendosjen dhe sistemimin e kangjellave në zonën përreth godinës.

Për pak kohë kemi kaluar nga Gysi te Diella…

Nga Reforma në Drejtësi te pazari i 84 votave: si nisi kriza e pagave të magjistratëve.

Bojkoti për shkak të pagave është shtrirë në Gjykatën e Tiranës, si në Dhomën Civile ashtu edhe në atë Penale, por edhe në Gjykatën e Apelit. Administrata ka ndërprerë shërbimet, pasi ende nuk ka marrë pagën e muajit gusht.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme