Politika 17 September 2025, 20:09 Nga VNA

Hesen Kadiu reagon pas vendimit të Mesila Dodës: Problemi qëndron tek besimi i pamerituar

Ndaje në Whatsapp
Hesen Kadiu reagon pas vendimit të Mesila Dodës: Problemi qëndron

Hysen Kadiu, kandidati që doli i pari në primaret e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, por që u la jashtë listës nga Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Mesila Dodës për të mos qenë pjesë e grupit parlamentar të PD-së.

Në reagimin e tij, Kadiu thekson se me këtë vendim, demokratët sot kanë një deputet më pak nga ata që u zgjodhën më 11 maj. Ai shprehet se “Mesila Doda ka vendosur të vetëshpallet deputete e pavarur, edhe pse ishte në listën e sigurt të PD”.

Sipas Kadiut, ky veprim nuk është i papritur, pasi “Doda dhe Shpëtim Idrizi kanë bërë të njëjtin akt edhe në parlamentin e shkuar, duke votuar sipas interesit të tyre dhe të qeverisë, por jo në krah të demokratëve”.

Ai shton se problemi nuk është vetëm me individë të tillë, por me “besimin e pamerituar dhe pozicionimin e tyre në lista të sigurta, duke lënë jashtë ata demokratë që e meritojnë dhe që kanë luftuar për të përfaqësuar të vërtetën në parlament”.

“PD ka sot një deputet më pak nga ata që u zgjodhën më 11 maj. Mesila Doda ka vendosur të vetëshpallet deputete e pavarur edhe pse ishte në listën e sigurt të PD. Nuk ka asnjë surprizë nga ky veprim. Ajo dhe Shpëtim Idrizi kanë bërë të njëjtin akt edhe në parlamentin e shkuar. Kanë votuar sipas interesit të tyre dhe të qeverisë dhe asnjëherë nuk janë rreshtuar në front me demokratët. Ndoshta po t’u jepet mundësia do e bëjnë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e ardhshme. Sepse problemi nuk është Mesila, Shpëtimi apo modeli i tyre në politikë. Problemi qëndron tek besimi i pamerituar, tek vlerësimi dhe pozicionimi i tyre në lista të sigurta, duke privuar nga kjo e drejtë ata demokratë që e meritojnë dhe kanë luftuar për të përfaqësuar të vërtetën dhe jo hilet në parlament”, shprehet Kadiu.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme