Politika 2 March 2026, 13:32 Nga VNA

Hasimja si Berisha, justifikon molotovët në protestë: Prisni që opozita të organizojë sesion lutjesh në shesh?

Ndaje në Whatsapp

Hasimja si Berisha, justifikon molotovët në protestë: Prisni

Pedagogu Ermal Hasimja, i është përgjigjur kritikëve për hedhjen e molotovëve në protestat e opozitës. Ndonëse edhe ai vet shprehet kundër molotovit, Hasimja e relativizon duke thënë se është e vetmja mënyrë që opozita t’i përgjigjet mazhorancës që i ka mohuar opozitës që nga fjala në Kuvend deri tek pengimi i drejtësisë.

“Unë jam kundër molotovëve në protesta: ndoshta garantojnë foto dhe tituj lajmesh ndërkombëtare, por rrezikojnë të ftohin qytetarin jopartiak. Por gjërat duhen vendosur në kontekst dhe duhen thënë të plota.

Së pari, nuk shoh asnjë qëllimshmëri të dëmtimit të njerëzve apo pronës nga protestuesit. Së dyti, kur i mohon opozitës mundësinë të flasë në Kuvend, ose mundësinë për komisione hetimore parlamentare, kur përdor adminstratën dhe krimin në zgjedhje, kur pengon drejtësinë dhe synon të ndryshosh ligjet përkatëse … çfarë pret që të ndodhë? Që opozita të organizojë sesion lutjesh në shesh”, shprehet ai.

Megjithëse tryeza e organizuar prej tij nuk arriti të bëjë bashkë të gjitha partitë opozitare, Hasimja shprehet i bindur se Forumi i Dialogut Politik do ta arrij këtë qëllim në 6-12 muajt e ardhshëm. Megjithatë, pedagogu thotë se vendimtare do jenë edhe zgjedhjet e brendshme të PD, ku ai shpreson se ndryshimi i partisë do jetë pozitiv.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme