Politika 24 October 2025, 11:46 Nga VNA

Hapet “Muzeu Komunist” i Forcave të Armatosura, lavde për diktaturën, ndërsa ushtria përballet me mungesë gadishmërie

Ndaje në Whatsapp
Hapet “Muzeu Komunist” i Forcave të Armatosura, lavde për

Ministria e Mbrojtjes ka përuruar së fundmi Muzeun e Forcave të Armatosura, një projekt që po ngjall debat për përmbajtjen e tij, pasi thurr lavde periudhës komuniste dhe “kohës së lavdishme” të ushtrisë shqiptare gjatë viteve 1944–1990.

Në hapësirat e muzeut janë ekspozuar disa pajisje të vjetra e të ndryshkura të asaj kohe, të cilat paraqiten si pjesë e trashëgimisë historike të ushtrisë shqiptare. Por për shumë qytetarë dhe analistë, nisma shihet si përpjekje për të ringjallur nostalgjinë e sistemit diktatorial, në vend që të reflektojë mbi pasojat e tij.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes nuk ka bërë ende asnjë analizë apo raport publik për dështimet e shpeshta në përballjen me emergjencat, veçanërisht gjatë zjarreve verore. Forcat e Armatosura vazhdojnë të përballen me mungesë të theksuar pajisjesh, mjetesh motorike, ajrore dhe tokësore, ndërsa shpesh janë parë duke luftuar flakët “me shkurre”.

Është paradoksale që Ministria gjen fonde për hapjen e muzeve me tematikë ideologjike, ndërkohë që si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria mbetet pa infrastrukturë efektive për emergjencat civile dhe ushtarake.

“Është e turpshme që ndërsa muzeumet historike e arkeologjike të vendit janë të mbyllura, të degraduara apo drejt zhdukjes, qeveria hap muzeume që glorifikojnë periudhën e terrorit komunist,” shprehen burime kritike për projektin.

Sipas të njëjtave burime, kjo nismë është pjesë e një strategjie të qëllimshme politike për të ushqyer nostalgjinë ndaj sistemit të kaluar, me mbështetjen e qeverisë dhe mungesën e kundërshtimit real nga opozita.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme