Politika 15 Dhjetor 2025, 18:16 Nga VNA

Grida Duma “shfryn” ndaj Nokës dhe PD: Debati për Avokatin e Popullit, për të fshehur disa të vërteta. Bardhi mbështeti amnistinë fiskale

Ndaje në Whatsapp

Grida Duma “shfryn” ndaj Nokës dhe PD: Debati për Avokatin

Ish-deputetja e PD, Grida Duma, ka reaguar ashpër në lidhje me deklaratat e sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka, në mbledhjen e kryesisë së partisë, ku tha se lobimin për Endri Shabanin e kishte bërë Duma.

Moderatorja e “Top Story” i ka quajtur deklaratat e Nokës një thirrje për ta përfshirë atë në betejë, ndërsa është shprehur se debati për avokatin e popullit është një gol politik për të fshehur disa gjëra të tjera.

“Kishte dalë Mul Noka nga mbledhja e kryesisë dhe kishte deklaruar se Grida Duma kishte bërë lobim për avokatin e popullit. Që ka dëshirë ndokush të më thërrasë në ndonjë lloj beteje për të qenë afash-inant edhe mund ta kuptoj. Por që ka shqiptar që e ka ndjekur politikën, mua po ashtu, dhe demokrat që nuk e di mirë kur unë futem në lojë, nuk është kjo lloj loje që bëj, kjo është pak, po e sigurtë. Se çfarë kanë dashur me këtë pseudo-strategji njëri dhe tjetri të prodhojnë, e dinë ata, por unë kuptoj një gjë që nuk dinë gjë hiç. Çfarë nuk dinë? Nuk dinë që një pushtet si avokati i popullit, faleminderit që ma japin, por ua kthej mbrapsht me gjithë lecka, sepse e kanë bërë me arna me logjikën e vet. Avokati i popullit nuk ka asnjë vlerë pushteti real, është një gol politik për të fshehur disa gjëra të tjera”, deklaroi ajo.

Duma më tej ngriti pikëpyetje ndaj PD për mënyrën se si është sjellë me ligjin për amnistinë fiskale. Ajo tha se ndryshe nga çfarë deklaronin në publik disa eksponentë të PD, se ligji favorizonte paratë e krimit, Gazment Bardhi bëri amendament që të shtonte listën e kompanive që do të përfitonin.

“Ai ligji që del njëra, se s'dua t’i faktorizoj dhe as t’i çfaktorizoj, del dhe thotë që ky është ligj që opozita s'e pranon dot, se këtu ka pastrim parash, se me pastrimin e parave që ky ligj do fus miliarda, do blihen zgjedhjet prap. Dhe për këtë ligj ju keni pritur 8 muaj, 9 muaj të bëni analizën që OSBE ta shkruaj aty dhe keni humbur kohën me terrenin dhe me demokratët që mos t’iu iki raportimi i OSBE-së, se keni bërë lobim. Si ju kaloi ky ligji pa një amendim. Si e përdorët si leckë atë tjetrin, atë që e keni kryetar grupi që të amendonte, jo që të ulej masa e atyre që do të faleshin, por të rriteshin kompanitë që do të faleshin”, tha Duma.

Duma iu përgjigj edhe akuzave për “të mos bërë opozitën e opozitës”, duke thënë se drejtues në PD kanë mbi 20 vjet në pushtet dhe nuk e lëshojnë.

“Vijnë nëpër studio televizive dhe kur vinin te unë thonin të njëjtën gjë: ‘mos bëni opozitën e opozitës’. Kush është opozitë nga ju? Ju keni mbi 20 vite në pushtet, nga i pari te i fundit. Po ku dini të lëshoni pushtet ju? Ju, po të dinit të lëshonit pushtet, nuk bënit ato pocaqi gjëra që keni bërë me një anëtarësi të shkretë, keni një muaj që ka dalë një skandal dhe ishte për turp të zi të PD-së, dhe tani që do qartësoj, se nuk kam asnjë arsye që për standardin tim të mirë, për miqësinë time njerëzore, vjen ndokush dhe më tregon mua që mund të dalin këta dhe të thonë çfarë të duan dhe të merren me njerëz që ka peshë fjala”, shprehet Duma.

Video

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme