Politika 5 February 2026, 13:49 Nga VNA

Grida Duma “eksperte e drejtësisë”, sinkron me Edi Ramën. Shpall gjyqtarët e korruptuar dhe u kërkon shqiptarëve t’u refuzojnë rritjen e pagave

Ndaje në Whatsapp
Grida Duma “eksperte e drejtësisë”, sinkron me Edi

Grida Duma u shfaq mbrëmë në rolin e rehatshëm të analistes televizive për të shpërthyer kundër kërkesës së gjyqtarëve për rritje pagash, duke u rreshtuar në sinkron të plotë me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama.

Ish-politikania, tashmë e ricikluar si drejtuese emisioni, nuk kurseu as “merakun” e saj për sistemin e drejtësisë, por e bëri këtë jo nga këndvështrimi i reformës, kushteve apo funksionimit të gjykatave — por nga tribuna e populizmit televiziv.

Sipas Dumës, trupa gjyqësore nuk ka asnjë legjitimitet moral për të kërkuar rritje pagash në një sistem ku një çështje divorci zvarritet 2, 3 apo 4 vite. Një argument që tingëllon tërheqës për publikun e lodhur, por që shmang thelbin e problemit: mungesën e infrastrukturës, ngarkesën skandaloze me dosje dhe kushtet e vështira të punës në gjykata.

Në vend që të kërkonte fillimisht: përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të punës,uljen reale të ngarkesës së dosjeve për të dhënë drejtësi në kohë dhe vetëm më pas diskutimin për pagat,
Duma zgjodhi rrugën më të lehtë: ta kthejë debatin në gjykim moral kolektiv ndaj gjyqtarëve. Qëllimisht apo jo drejtuesja e emisionit la jashtë vemendjes ILD apo institucionet e tjera përgjegjëse duke u fokusuar tek
perceptimi publik se një pjesë e gjyqësorit është e korruptuar, duke deklaruar se “gjyqtarët janë miliarderë dhe më të pasur se politikanët”.

Një tezë që ajo duhet ta njohë mirë, duke qenë se vetëm pak kohë më parë ishte vetë pjesë e politikës. Dhe mesa duket e ka përjetuar si “handikap” faktin që gjyqtarët pasurohen më shpejt se politikanët.

Në retorikën e zonjës Duma, gjyqësori nuk është më drejtësi, por “vetëgjyqësi”, një sistem që ka çuar deri aty sa qytetarë të dëshpëruar kanë sulmuar gjyqtarë në derën e gjykatës apo brenda sallës së gjyqit. Por edhe këtë tragjedi njerëzore dhe dramë sociale ajo e përdori jo për të kërkuar reformë, por për të justifikuar refuzimin e pagave.

Në vend që të trajtonte kërkesën e gjyqtarëve si çështje institucionale dhe juridike, Duma foli si të ishte para audiencës së Big Brother-it, duke iu drejtuar publikut me mesazhin e thjeshtëzuar:

“Hey, këta gjyqtarët janë të korruptuar — mos ua rrisni rrogën.”

Pa lexuar kërkesën, pa u marrë me argumentet ligjore, pa diskutuar arsyet pse kërkohet kjo rritje, ajo zgjodhi spektaklin televiziv dhe gjykimin populist.

Në fund, mesazhi i nënkuptuar ishte i qartë: besoni te media, besoni te ish-politikanët që sot bëjnë gazetarin, sepse sipas tyre ata janë “në shërbim të publikut”.

Ndërkohë, drejtësia reale mbetet po aty ku ishte: e ngadaltë, e mbingarkuar, e politizuar dhe pa zgjidhje strukturore.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme