Politika 12 November 2025, 23:03 Nga VNA

Gonzato i përgjigjet Berishës: “Deklaratë e papranueshme e me nënkuptim fyes”

Ndaje në Whatsapp
Gonzato i përgjigjet Berishës: “Deklaratë e papranueshme e

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, iu është përgjigjur deklaratës së papërshtatshme të ish-kryeministrit Sali Berisha për orientimin e tij seksual. Në një intervistë në emisionin “Top Story”, Gonzato e cilësoi këtë deklaratë si “të pakëndshme”.

“Në nivel personal, deklaratat që janë bërë në atë rast, por edhe në raste të tjera që lidhen me jetën time private, do t’i përkufizoja si të pakëndshme. Nuk më prekin shumë — jam njeri i rritur, i vetëdijshëm për zgjedhjet e mia dhe u qëndroj besnik. Ajo që më shqetësoi ishte nënkuptimi se këto zgjedhje personale mund të turbullonin gjykimin tim profesional, se po bëja gjëra si ambasador i BE-së për shkak të historisë sime personale. Kjo është diçka që nuk mund ta pranoj,” – u shpreh Gonzato.

Ai shtoi se ndjehet i mbështetur nga eprorja e tij, Komisionerja Kos, e cila reagoi menjëherë duke shprehur besim të plotë në profesionalizmin e tij.

Gonzato foli gjerësisht për reformën në drejtësi dhe rëndësinë e saj në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar arritjet e deritanishme


“Reforma në drejtësi është çelësi i përparimit të Shqipërisë drejt BE-së. Në raportin e progresit janë vlerësuar arritjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por kërkohet më shumë. Duhet të intensifikohen hetimet financiare, të rritet sekuestrimi i aseteve dhe bashkëpunimi me agjencitë e zbatimit të ligjit në vendet anëtare,” – theksoi ambasadori.

Në përfundim, ambasadori i BE-së në Tiranë nënvizoi se institucionet shqiptare “janë më të qëndrueshme dhe më të afta për t’u përballur me presionet politike” se kurrë më parë.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme