Politika 16 February 2026, 16:17 Nga VNA

“Goditje te pasuritë e korrupsionit” — Lëvizja BASHKË kërkon konfiskime të forta dhe ligje të reja kundër kapjes së shtetit

Ndaje në Whatsapp

“Goditje te pasuritë e korrupsionit” — Lëvizja

Lëvizja BASHKË ka prezantuar platformën e saj për daljen nga kriza politike dhe sociale, duke e fokusuar aksionin te lufta kundër korrupsionit, demokratizimi i institucioneve dhe mbështetja ekonomike për qytetarët. Në kuadër të synimit për zgjedhje të parakohshme, përfaqësuesi i saj në Kuvendi i Shqipërisë, Redi Muçi, pritet të propozojë një paketë ligjore që synon ndryshime të forta në sistemin penal dhe politik.

Lëvizja Bashkë dhe platforma e saj:

Të gjithë bashkë kërkojmë nga Kuvendi i Shqipërisë:

1. Ndryshime në Kodin Penal për:
– rëndimin e dënimeve të korrupsionit aktiv dhe pasiv deri në 20 vite burg;
– heqjen e afateve të parashkrimit për veprat penale të korruptimit aktiv dhe pasiv të zyrtarëve të lartë të shtetit, sidomos për rastet e kapjes së shtetit (hartimit të ligjeve dhe akteve normative të porositura), si dhe të ndikimit të krimit të organizuar në vendimmarrjen shtetërore dhe veprimtaritë politike;
– rëndimin e dënimeve për krime zgjedhore deri në 10 vite burg.

2. Forcimin e institucioneve që luftojnë korrupsionin dhe zhbërjen e kapjes së shtetit përmes:
– rritjes së kapaciteteve për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të vendosura prej korrupsionit dhe krimit të organizuar;
– forcimit të mbrojtjes ligjore dhe masave të konfidencialitetit për sinjalizuesit e praktikave korruptive;
– abrogimit të ligjit për investimet strategjike.

3. Ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për:
– koncesionet dhe përfituesit nga ligji për investimet strategjike.
– privatizimet e mëdha dhe tjetërsimin e pasurive dhe pronave publike.

4. Ndryshimin e legjislacionit zgjedhor përmes:
– hartimit të një ligji të posaçëm për financimin e partive politike, duke pamundësuar financimin e tyre nga krimi i organizuar dhe oligarkia ekonomike;
– hartimit të një ligji që siguron gjurmimin e procesit ligjvënës dhe bën transparente çdo praktikë të ligjshme të ndikimit të vendimmarrjes nga grupet e interesit.
– ndalimit të përfshirjes në fushata zgjedhore të punonjësve të administratës publike, përveç rasteve kur janë vetë kandidatë.

5. Mbështetjen ekonomike të qytetarëve përmes miratimit të ligjeve të:
– minimumit jetik;
– Statusit të Minatorit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme