Politika 9 Tetor 2025, 12:48 Nga VNA

Gjyqtarët kërkojnë heqjen urgjente të policisë private nga gjykatat, siguria e tyre të garantohet nga Policia e Shtetit

Ndaje në Whatsapp
Gjyqtarët kërkojnë heqjen urgjente të policisë private

Në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të gjyqtarëve të mbajtur këtë të enjte, u kërkua me urgjencë heqja e menjëhershme e shërbimeve të policisë private nga ruajtja e gjykatave, për shkak të pamjaftueshmërisë së tyre për të garantuar siguri efektive në ambientet gjyqësore. Në vend të tyre, u propozua që siguria e të gjitha gjykatave në vend të merret në dorë nga Policia e Shtetit dhe ajo e Burgjeve, me praninë e tyre 24 orë në ditë, gjatë gjithë vitit.

Kjo kërkesë u bë publike nga gjyqtari Gerd Hoxha, i cili prezantoi një sërë propozimesh pas ngjarjeve të fundit tronditëse që kanë vënë në alarm sistemin e drejtësisë. Sipas tij dhe gjyqtarëve të tjerë pjesëmarrës, përvoja ka treguar se efektivët e kompanive private janë të patrajnuar, të pajisur dobët, të keqpaguar dhe të pambështetur institucionalisht, çka përbën rrezik serioz për sigurinë fizike të gjyqtarëve dhe funksionimin normal të gjykatave.

Propozim për masa urgjente për sigurinë në sistemin gjyqësor:

Nisur nga situata aktuale dhe rreziqet e rënda që po i kanosen sistemit të drejtësisë dhe trupës gjyqësore, propozohet që:

a) T’u bëhet thirrje për përgjegjshmëri publike të gjithë aktorëve institucionalë, politikë dhe mediatikë, për të ndalur nxitjen e gjuhës së urrejtjes ndaj gjyqtarëve. Pa respekt dhe mbrojtje reale të tyre, nuk mund të ketë drejtësi të pavarur, shtet ligjor dhe as besim të qytetarëve në sistemin gjyqësor.

b) T’i kërkohet Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të ndërhyjnë urgjentisht në ligjet që rregullojnë funksionimin e sistemit gjyqësor, konkretisht për:

rritjen e sigurisë në vendin e punës;

garantimin e jetës, shëndetit dhe pronës së gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatave;

uljen e ngarkesës së punës, rritjen e cilësisë së gjykimeve dhe shkurtimin e kohës për përfundimin e proceseve gjyqësore.

c) T’i kërkohet Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), në bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Shqipërisë, që brenda 6 muajsh të përcaktojë vendin për ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë, ku do të sistemohen Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe prokuroritë respektive. Afati maksimal për ndërtimin dhe dorëzimin e këtij objekti funksional dhe të sigurt duhet të jetë 5 vjet.

d) T’u bëhet thirrje institucioneve përgjegjëse të sistemit gjyqësor që, brenda një jave, të përfundojnë miratimin e Rregulloreve të Sigurisë për gjykatat në të gjithë vendin.

e) T’i kërkohet KLGJ-së, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, që brenda një muaji të pajisë të gjitha gjykatat e vendit me pajisje të sigurisë si skanera dhe detektorë metali.

f) T’i kërkohet Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe Policisë së Burgjeve që, në bashkëpunim me KLGJ-në, të hartojnë brenda një jave një rregullore të re. Fillimisht, kjo rregullore të miratohet me një akt normativ të qeverisë dhe më pas të përfshihet në ligj. Qëllimi është që:

Policia e Shtetit dhe ajo e Burgjeve të marrin në ruajtje të gjitha godinat e gjykatave në territorin e vendit, jo vetëm gjatë orarit zyrtar (08:00–16:00), por 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit;

Policia të garantojë sigurinë dhe rendin në sallat e gjyqit, sipas kërkesave të vetë gjyqtarëve.

g) Të përjashtohen nga ruajtja e godinave të gjykatave kompanitë private të sigurisë, pasi përvoja ka treguar se janë të patrajnuara, të papajisura, të keqpaguar dhe me mangësi serioze në garantimin e sigurisë fizike dhe të integritetit të gjyqtarëve.

h) T’i kërkohet KLGJ-së, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, që të nisë menjëherë trajnimin e punonjësve të sigurisë në gjykata.

i) Të krijohet një forcë e posaçme e trajnuar specifikisht për të garantuar sigurinë gjatë proceseve gjyqësore dhe në ambientet gjyqësore.

j) Të përpilohen protokolle të posaçme sigurie për situata të jashtëzakonshme në gjykata, duke përfshirë:

mbrojtje të shtuar për gjyqtarët dhe familjarët e tyre;

mbrojtje të pronës dhe vendit të punës të familjarëve;

mbrojtje të institucioneve arsimore që frekuentohen nga fëmijët e gjyqtarëve të kërcënuar;

garantimin e nivelit të njëjtë të jetesës në rast të paaftësisë për punë për shkak të incidenteve që lidhen me detyrën.

k) Të krijohet një grup i përhershëm pune me anëtarë gjyqtarë, të mandatuar nga mbledhja e gjyqtarëve, për të iniciuar krijimin e një Komiteti të Përhershëm të Sigurisë në Sistemin Gjyqësor. Ky komitet të përfshijë përfaqësues nga KLGJ, Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Policia e Shtetit dhe Policia e Burgjeve. Qëllimi është hartimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të legjislacionit që lidhet me sigurinë në gjykata dhe të gjyqtarëve.

 

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme