Politika 24 December 2025, 15:31 Nga VNA

Gjyli dhe Elezi të pandehur nga SPAK, emërohen drejtuesit e rinj të ARRSH dhe KESH

Ndaje në Whatsapp

Gjyli dhe Elezi të pandehur nga SPAK, emërohen drejtuesit e rinj

Janë zëvendësuar drejtorët e ARRSH dhe KESH, disa javë pasi SPAK mori të pandehur dy drejtuesit që u larguan nga detyra.

Gentian Gjyli, aktualisht i pandehur nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera” dhe nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, është larguar nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ai është zëvendësuar nga Ami Kozeli, i cili më parë ishte zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në krye të KESH është emëruar Viola Haxhiademi, ndërsa drejtimi i institucionit më parë i përkiste Erald Elezit, i cili gjithashtu ndodhet në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.

Ndërkohë, Besjan Kadiu largohet nga pozicioni i zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe emërohet Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës.

Kujtojmë se Gentian Gjyli dhe Erald Elezi akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë. Gjyli mbahet nën masë sigurie vetëm për tenderin e Llogarasë, ndërsa Elezi akuzohet për të dy procedurat tenderuese, Llogaranë dhe Unazën e Madhe.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme