Politika 22 January 2026, 14:29 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese vendos të kalojë në seancë kërkesën për komisionet hetimore dhe çështjen McGonigal

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Kushtetuese vendos të kalojë në seancë

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur të kalojë për shqyrtim në seancë publike kërkesën e paraqitur nga jo më pak se një e katërta e deputetëve të Kuvendit, lidhur me mosmarrëveshjen e kompetencës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Kërkesa lidhet me detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor mbi veprimet e zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, si dhe Komisionit Hetimor për kontrollin e përdorimit të burimeve shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Deputetët kërkojnë gjithashtu që të shpallen antikushtetuese vendimet e Kuvendit nr. 77/2025 dhe nr. 78/2025, të cilat refuzuan ngritjen e këtyre komisioneve, si dhe shfuqizimin e disa vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me argumentin se bien ndesh me Kushtetutën.

Kalimi i çështjes në seancë publike sinjalizon një fazë të re në përplasjen institucionale mes opozitës, shumicës parlamentare dhe sistemit të drejtësisë, duke vendosur në qendër të vëmendjes rolin e Kuvendit në kontrollin parlamentar, kufijtë e kompetencave të tij dhe standardet kushtetuese për komisionet hetimore.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme