Politika 12 February 2026, 14:51 Nga VNA

Rama intensifikon sulmet ndaj drejtësisë: 92 vendime dhe 12 milionë euro dëmshpërblime për të shkarkuarit nga vetingu

Ndaje në Whatsapp
Rama intensifikon sulmet ndaj drejtësisë: 92 vendime dhe 12

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj sistemit të drejtësisë, duke reaguar përmes një postimi në rrjetin social X lidhur me vendimet e gjykatave në favor të ish-magjistratëve të shkarkuar nga procesi i vetingut.

Në reagimin e tij, Rama shprehet se deri më tani gjykatat kanë dhënë 92 vendime në favor të personave që ai i cilëson si “llum i pastruar nga vetingu”, duke u akorduar atyre një trajtim financiar prej rreth 12 milionë eurosh nga buxheti i shtetit.

“A e dini se gjykatat kanë dhënë deri më tani 92 raste në favor të llumit të pastruar nga vetingu, duke u dhënë një trajtim financiar prej rreth 12 milionë Eurosh nga buxheti i shtetit – pra duke i trajtuar jo si fajtorë, po si viktima që duhen dëmshpërblyer?!”, shkruan Rama.

Sipas tij, situata rëndohet edhe më tej nga fakti se vendimet janë dhënë me urdhër ekzekutimi, pa marrë formë të prerë në Gjykatën Administrative të Apelit, duke detyruar Institutin e Sigurimeve Shoqërore që të kryejë pagesat nga fondi i pensioneve.

“Akoma më keq, këto vendime gjykatash janë dhënë me urdhër ekzekutimi pa marrë vendimi formë të prerë (në Gjykatën Administrative të Apelit), duke e detyruar ISSH-në që nga fondi i pensioneve të kryejë pagesat për shkak të vendimit me ekzekutim!”, thekson ai.

Kryeministri paralajmëron se shuma prej 12 milionë eurosh mund të rritet, pasi sipas tij lista e përfituesve vazhdon. “Dhe ndërkohë, radha për të marrë lekë nga taksat vazhdon edhe përtej këtij numrit. 92, që do të thotë se ato 12 milionët mund të shkojnë shumë më tepër… Kjo quhet pavarësi e papërgjegjshme!”, përfundon Rama në postimin e tij.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme