Politika 27 November 2025, 19:51 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese pranon shqyrtimin e dekretit për “ministren” virtuale Diella në seancë plenare

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Kushtetuese pranon shqyrtimin e dekretit për

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që çështja e dekretimit të ministres virtuale të Inteligjencës Artificiale “Diella”, të bërë nga Presidenti Bajram Begaj, të kalojë për shqyrtim në seancë plenare. Vendimi është marrë nga Kolegji i Gjykatës mbi bazë të dokumenteve të paraqitura.

Padia u depozitua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, e cila kërkon shfuqizimin e disa neneve të dy dekreteve presidenciale: atij “Për emërimin e Kryeministrit” dhe atij “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”. Opozita argumenton se Presidenti ka tejkaluar kompetencat kushtetuese duke krijuar, përmes dekretit, Ministrin Virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”.

Sipas PD-së, Kushtetuta nuk parashikon ngritjen e një strukture të tillë dhe vetëm Kuvendi ka të drejtë të krijojë ministri të reja. Në argumentimin e saj, opozita thekson se, pavarësisht vlerësimit për inovacionin, projekti “Diella” nuk mund të marrë formë juridike pa një bazë të qartë ligjore.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme