Politika 17 February 2026, 16:46 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën për pagat e gjyqtarëve, rrëzon pjesë të ligjit të vitit 2023

Ndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën për pagat e

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka shpallur vendimin për çështjen e shumëdebatuar të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke pranuar pjesërisht kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve dhe duke shfuqizuar disa dispozita të ligjit nr. 33/2023, të cilat i cilësoi të papajtueshme me Kushtetutën.

Sipas vendimit, Gjykata vlerësoi se paga dhe përfitimet e gjyqtarëve janë të mbrojtura në nivel kushtetues dhe nuk mund të pësojnë ulje apo ndërhyrje që cenojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Në arsyetim theksohet se pagesa duhet të jetë në përpjesëtim me dinjitetin dhe rëndësinë e funksionit, ndërsa çdo formulë ligjore duhet të jetë objektive, e parashikueshme dhe transparente, në mënyrë që të shmangë ndërhyrjet arbitrare nga pushtetet e tjera.

Gjykata konstatoi se ndryshimet e bëra me ligjin e vitit 2023, edhe pse nuk sollën ulje nominale të pagës së magistratëve, kanë prodhuar një “ulje të fshehur” të vlerës reale të saj, për shkak të ndryshimit të formulës së referencës dhe ndikimit të inflacionit dhe zhvillimeve ekonomike të viteve të fundit. Për këtë arsye, u vendos shfuqizimi i fjalisë së parë të shkronjës “a” të nenit 1 dhe pikës 2 të nenit 2 të këtij ligji.

Çfarë vendosi konkretisht Gjykata Kushtetuese

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata me shumicë votash vendosi:
• Pranimin pjesërisht të kërkesës;
• Shfuqizimin e dispozitave të caktuara të ligjit nr. 33/2023, si të papajtueshme me Kushtetutën;
• Detyrimin e Kuvendi i Shqipërisë të miratojë ndryshimet e nevojshme ligjore brenda datës 31 korrik 2026;
• Efektet e shfuqizimit të hyjnë në fuqi me hyrjen në fuqi të ligjit të ri dhe, në çdo rast, jo më vonë se 31 korrik 2026;
• Vendimi është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Gjykata ka kërkuar gjithashtu që ligjvënësi të parashikojë një skemë të arsyeshme për pagesat e prapambetura për periudhën nga 1 prilli 2023 deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri.

Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën për pagat e

Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën për pagat e

Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën për pagat e

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme