Politika 27 January 2026, 14:06 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese përpara provës së zjarrit për çështjen Balluku

Ndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese përpara provës së zjarrit për

Gjykata Kushtetuese është përpara provës së zjarrit për çështjen Balluku. Gjyqtarët kushtetues duhet t’i japin përgjigje pyetjeve: A është në përputhje me Kushtetutën vendimi i GJKKO që pezulloi nga detyra zv.kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës? Apo vendimi është ndërhyrje në punët e ekzekutivit, sikurse pretendon kryeministri? Përmes një vendimi të ndërmjetëm Kushtetuesja vendosi të rikthejë përkohësisht Ballukun në detyrë.

Ndërsa në seancën e 22 janarit dëgjoi argumentat pro dhe kundër për çështjen. Tashmë duhet të shpallë verdiktin. Të martën burimet thanë se për pak minuta anëtarët e Kushtetueses u mblodhën, por nuk arritën në një vendim lidhur me çështjen.

Disa prej tyre kërkuan më shumë kohë të shqyrtojnë argumentat. Kësisoj pritet një mbledhje e dytë. Data dhe ora nuk janë vendosur ende. Por ndërsa sytë janë kthyer nga Kushtetuesja, në dyert e kësaj të fundit kanë hyrë e dalë thuajse i gjithë trupi diplomatik në vend, e me gjasë temë diskutimi ka qenë edhe Balluku.

Kushtetuesja ende s’e ka thënë fjalën e saj, ndërsa nesër në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit do të hapet “petët e lakrorit” dhe do të dalin në dritë se çfarë përmban dosja prej 160 mijë faqesh e SPAK, nëse seanca do të jetë e hapur. Ndërsa ndodhin këto zhvillime, një gjë është e sigurt; orët janë vendimtare për gruan më të pushtetshme të PS-së, ndërsa Kushtetuesja është në qendër të vëmendjes për të dëshmuar vendimmarrje të pandikuar nga politika apo faktorë të tjerë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme