Politika 29 December 2025, 18:22 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese përgënjeshtron deklaratat publike të opozitës mbi votimin ndaj çështjes Balluku

Ndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese përgënjeshtron deklaratat publike të

Gjykata Kushtetuese ka reaguar publikisht përmes një sqarimi zyrtar, duke përgënjeshtruar si tërësisht të pavërteta deklaratat mediatike të bëra nga subjekte të ndryshme që ushtrojnë funksione publike ose private, lidhur me procedurën e ndjekur dhe rezultatin e votimit për vendimmarrjen e saj mbi pezullimin e zbatimit të dy vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Posaçme.

Bëhet fjalë për vendimet nr.118, datë 19.11.2025, dhe nr.120, datë 22.11.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku.

Në reagimin e saj, Gjykata Kushtetuese thekson se bëhet fjalë për një procedurë gjyqësore kushtetuese ende në vijim dhe se çështja do të shqyrtohet në seancë plenare publike në datën 22 janar 2026. Seanca do të zhvillohet me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, ndërsa si subjekte të interesuara janë Presidenti i Republikës, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Për të garantuar procesin e rregullt ligjor dhe kushtetues, si dhe për të shmangur çdo mundësi paragjykimi, qoftë edhe në dukje, Gjykata Kushtetuese u bën thirrje të gjithë aktorëve dhe personave të përfshirë në diskutimin publik që të tregohen të matur dhe të kujdesshëm në deklaratat e tyre, duke mos përgojuar gjyqtarë individualë apo institucionin në tërësi.

Në përfundim, Gjykata Kushtetuese rithekson përkushtimin e saj për ushtrimin e funksionit kushtetues me transparencë dhe respekt të plotë të procedurave kushtetuese dhe ligjore, duke ftuar sërish të gjithë aktorët të respektojnë integritetin dhe autoritetin e saj. Sipas Gjykatës, garantimi i besimit të publikut dhe pavarësia e vendimmarrjeve gjyqësore nuk duhet të cenohen në asnjë rrethanë nga keqinformimi i publikut, pavarësisht nga burimi i tij.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme