Politika 2 December 2025, 17:59 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri

Ndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri

Në mbledhjen e sotme të trupës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e kryesuar nga anëtarja Marsida Xhaferllari, u vendos nisja e procedurave për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Kujtojmë se Holta Zaçajt i mbaroi mandati si kryetare e kësaj gjykate më 10 mars të këtij.

Ata që kanë interes të jenë kryetar të kësaj gjykate duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim brenda 5 ditësh.

Njoftimi:

VENDIM Nr. 11, datë 02.12.2025 “PËR NISJEN E PROCEDURAVE PËR ZGJEDHJEN E KRYETARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE”

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Marsida Xhaferllari. Kryesuese Fiona Papajorgji, Anëtare Sonila Bejtja, Anëtare Sandër Beci, Anëtar Ilir Toska, Anëtar Genti Ibrahimi, Anëtar Marjana Semini, Anëtare Asim Vokshi. Anëtar e mbledhur në datën 02.12.2025, bazuar në nenit 7/d të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar (ligji nr. 8577/2000), si dhe neneve 9 dhe 10 të të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese (Rregullorja),

VËREN:

1. Me vendimin nr. 84, datë 23.12.2024 Gjykata Kushtetuese ka vendosur deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese zonjës Holta Zaçaj, në datën 10.03.2025.

2. Me vendimin nr. 2, datë 30.09.2025, Mbledhja e Posaçme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka vendosur zgjedhjen e zotit Asim Vokshi në detyrën e Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, i cili në datën 25.11.2025 ka bërë betimin para Presidentit të Republikës.

3. Në përputhje me nenin 8, pika 1, të ligjit nr. 8577/2000, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit.

4. Me zgjedhjen e anëtarit më të ri, ka përfunduar ushtrimin e detyrës si anëtare e Gjykatës Kushtetuese zonja Holta Zaçaj, e cila njëkohësisht ushtronte edhe detyrën e Kryetares së kësaj Gjykate.

5. Në këtë situatë, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese (Mbledhja e Gjyqtarëve), çmon se duhet të fillojë procedurat për zgjedhjen e Kryetarit të ri. Në kushtet kur vendi ka mbetur vakant, Mbledhja e Gjyqtarëve vlerëson se afatet e parashikuara nga Rregullorja duhet të përgjysmohen, në përputhje me përcaktimet e pikës 6 të nenit 9 të këtij akti.

PËR KËTO ARSYE, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës, në mbështetje të neneve 7/d të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe neneve 9 dhe 10 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese,

VENDOSI:

Fillimin e procedurave për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa me shkrim për shprehje interesi nga gjyqtarët mund të paraqitet jo më vonë se 5 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Tiranë, më 02.12.2025

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme