Editorial 3 Shkurt 2026, 15:11 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese mes politikës dhe frikës. Zvarritja e vendimit për Ballukun gërryen besimin e publikut dhe afatin kushtetues

Ndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese mes politikës dhe frikës. Zvarritja e vendimit

Nga Desada Metaj

Gjykata Kushtetuese sërish nuk ka marrë një vendim sot për çështjen Balluku. Prej disa javësh, kërkesa e kryeministrit Edi Rama për të shfuqizuar vendimin e SPAK ndaj zonjës Balluku vazhdon të mbetet pa përgjigje nga tetë anëtarët e kësaj gjykate, të cilët kanë zhvilluar edhe seancën e hapur ku palët parashtruan argumentet e tyre.

Është e vështirë të kuptohet se çfarë ka mbetur ende për t’u sqaruar nga tetë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa çështja – një ndër më të mprehtat dhe më delikatet e 30 viteve të fundit – ka vëmendjen maksimale të opinionit publik.

Pikërisht për këtë arsye, në nderin e kësaj gjykate do të ishte që të shprehej me një vendim pa u zvarritur mes kulisave të politikës dhe thashethemeve, të pashmangshme për shkak të ngarkesës politike që mbart çështja në fjalë.

VNA ka ndjekur me vëmendje si seancën e hapur në Gjykatën Kushtetuese, ashtu edhe vendimin paraprak për marrjen në shqyrtim të kërkesës së kryeministrit, ku ndarjet mes gjyqtarëve dhanë, në një farë mënyre, një panoramë se si mund të jetë qasja e tyre në vijim.

Megjithatë, pa paragjykuar vendimin përfundimtar, ajo që vlen të theksohet është se vonesat nga njëra anë dhe presioni i herëpashershëm i kryeministrit nga ana tjetër nuk ndihmojnë në një gjykim të ftohtë dhe të paanshëm të çështjes.

Sot, mes dy çështjeve të tjera që kishin për t’u shqyrtuar në dhomën e këshillimit, gjyqtarët kushtetues sërish e shtynë trajtimin e çështjes Balluku. VNA konstatoi se një prej anëtarëve të gjykatës, Gent Ibrahimi, është larguar nga zhvillimi i mbledhjes. Arsyet ende nuk bëhen të ditura, ashtu sikurse nuk dihet nëse largimi i tij ka ndodhur gjatë shqyrtimit të çështjes Balluku.

Tashmë ka kaluar gjysma e afatit kushtetues brenda të cilit Gjykata Kushtetuese duhet të japë vendimin për këtë çështje. Në pritje të tij, gjykata më e lartë në vend nuk po shfaqet as e qartë, as e sigurt në qëndrimin që pritet me interes të madh nga politika, ndërkombëtarët dhe opinioni publik në Shqipëri.

Zvarritja e gjykimit nuk është metodë për t’u shpëtuar presionit politik apo nevojës për të diskutuar me qetësi një çështje me ngarkesë kushtetuese dhe profesionale. Askush nuk mund të mohojë se çështja nuk është e thjeshtë në aspektin teknik. Po ashtu, presioni politik dhe lojërat politike të mazhorancës e shtojnë perceptimin se Gjykata Kushtetuese është pjesë e lojës politike.

Në një situatë të tillë, Gjykata Kushtetuese duhet të bëjë diçka fare të thjeshtë për të shpëtuar reputacionin, neutralitetin në trajtimin e çështjes dhe profesionalizmin e saj (nëse e ka): të vendosë të revokojë vendimin e ndërmjetëm të pezullimit dhe të marrë kohën e duhur për diskutim. Kështu do të shpëtonte nga loja politike ku, me dashje apo jo, është përfshirë.

Ndaj, ose vendimi duhet të jepet urgjentisht, ose duhet të revokohet masa e pezullimit dhe gjyqtarët të marrin kohën e përshtatshme për shqyrtim.

Edi Rama nxitoi për marrjen e masës së pezullimit dhe Gjykata Kushtetuese ia dha. Tashmë ajo duhet të rifitojë kuotat e besueshmërisë. Dhe kjo duket të jetë mënyra e vetme për ta rifituar atë.

Video

Kur bëjnë sherr me njëri tjetrin i thonë dhe ca të vërteta https://www.vna.al/politika/balla-topallit-mos-bej-sikur-te-dhemb-shpirti-ne-2021-kemi-bashkepunuar-i19616

Enis Hoxha, ish-nëndrejtori i Hipotekës dhe kunati i Arben Ahmetajt, në SPAK

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë një replike me deputeten e PD, Jozefina Topalli. Teksa Topalli po fliste nga vendi, Balla iu drejtua duke i thënë që të mos bëjë “sikur i dhemb shpirti për Saliun”, ndërsa i rikujtoi se në vitin 2021 kanë bashkëpunuar kundër Berishës. Nga ana tjetër, Topalli është çuar dhe ka replikuar duke thënë se nuk e ka takuar kurrë Taulant Ballën, dhe se sipas saj zgjedhja e saj në 2021 ishte sepse në krye të PD-së ishte një njeri i kontrolluar nga socialistët. https://www.vna.al/politika/balla-topallit-mos-bej-sikur-te-dhemb-shpirti-ne-2021-kemi-bashkepunuar-i19616

Ujëvarat e Niagarës janë ngrirë pjesërisht, duke sjellë turma turistësh për të parë këtë spektakël dimëror. Ujëvarat kanë ngrirë plotësisht vetëm një herë në historinë e regjistruar, në vitin 1848.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme