Politika 27 January 2026, 10:32 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese mblidhet për ankimin e Edi Ramës lidhur me pezullimin e Belinda Ballukut

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Kushtetuese mblidhet për ankimin e Edi Ramës lidhur me

Trupa gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet këtë të martë për të marrë një vendim mbi ankimin e kryeministrit Edi Rama, i cili kundërshton pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Seanca pritet të jetë e gjatë, pasi tetë gjyqtarët kushtetues do të paraqesin qëndrimet dhe argumentet e tyre përpara se të zhvillohet procesi i votimit.

Vendimi përfundimtar pritet të bëhet publik gjatë ditës së sotme. Gjykata do të sqarojë gjithashtu nëse në këtë rast ka pasur ndërhyrje të pushtetit gjyqësor në atë ekzekutiv, si dhe do të japë një interpretim mbi çështjen nëse një ministër gëzon ose jo imunitetin ligjor të një deputeti.

Lexo gjithashtu

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme