Politika 27 January 2026, 11:00 Nga VNA

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Mediut për akt-ekspertimin e faksit “për Shkëlzenin”, seanca shtyhet më 10 shkurt

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Mediut për

Gjykata e Posaçme nuk pranoi kërkesën e avokatëve të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për të kryer akt-ekspertim të një faksi me shënimin “për Shkëlzenin”, që është paraqitur si provë në proces nga ana e SPAK.

Faksi më këtë shënim u dërgua nga Ministria e Drejtësisë tek ajo e Mbrojtjes dhe u gjet gjatë hetimeve për tragjedinë e Gërdecit, për të cilën po gjykohet ish-ministri Mediu. Lidhur me këtë çështje ka dëshmuar dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, në adresë të të cilit u nis faksi.

Ndërkohë, gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme, avokatët e Mediut pretenduan që një sërë aktesh, që janë sjellë nga prokurorët në gjyq, por nuk ju janë vënë në dispozicion nga gjykata.

Për ta bërë të mundur këtë, gjykata ndërpreu seancën dhe e shtyu atë më datë 10 shkurt.

Lexo gjithashtu

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme