Politika 25 September 2025, 09:21 Nga VNA

GJKKO zhvillon sot seancën paraprake për Ilir Metën

Ndaje në Whatsapp
GJKKO zhvillon sot seancën paraprake për Ilir Metën

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zhvillojë sot seancën paraprake ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe do të drejtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Në këtë fazë, gjykata do të vendosë mbi fatin e çështjes, nëse dosja do të kalojë për gjykim të plotë, do të rikthehet për hetime shtesë në SPAK, apo nëse procedimi penal do të pushohet.

Sipas SPAK, gjatë hetimeve janë zbuluar skema të dyshuara korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin. Përveç Metës dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, në gjykim janë dërguar edhe tre persona të tjerë.

Hetimet për këtë çështje u përmbyllën më 29 gusht, ndërsa Meta dhe Kryemadhi përballen me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

 

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme