Politika 14 December 2025, 09:44 Nga VNA

Rama përshëndet vendimin e anëtarëve të Kushtetueses që dëgjuan këshillat e tij

Ndaje në Whatsapp

Rama përshëndet vendimin e anëtarëve të Kushtetueses

Kryeministri, Edi Rama, ka përshëndetur vendimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që dëgjuan këshillat e tij, për të rikthyer në detyrë zëvendëskryeministren, Belinda Balluku. Në podcastin “Flasim”, kreu i qeverisë tha se veprimi i prokurorit dhe gjykatësit kërkon një reflektim ndërinstitucional.

“Në aspektin ligjor u eliminua një precedent unik në botë dhe u zmbraps një brutalitet, ndërsa në aspektin ndërinstitucional kjo befasi ku një prokuror dhe gjykatës morën kompetenca e kryeministrit, parlamentit duke tollovitur shtetit kërkon medoemos një reflektim ndërinstitucional, jo vetëm mbi këtë rast por mbi simptomat shqetësuese të ushtrimit me papërgjegjshmëri të sistemit të ri të drejtësisë”, tha Rama.

Kujtojmë se në datën 12, pas një fushate publike të ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme, Gjykata Kushtetuese vendosi me shumicë 5 me 3 që të rikthejë në detyrë numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku dhe ta kalojë çështjen në seancë plenare.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme