Politika 21 October 2025, 20:19 Nga VNA

Gjin Gjoni sfidon kryetarin e Gjykatës së Lartë… për deklarimin e pasurisë

Ndaje në Whatsapp
Gjin Gjoni sfidon kryetarin e Gjykatës së Lartë… për

Deputeti i sapozgjedhur i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta ndaj kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, duke e akuzuar për mungesë transparence në deklarimin e pasurisë dhe për fshehjen e periudhës së punës para viteve ’90.

“Po t’i referohesh CV-së së Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, ose atij shallit të pionierit, që për mua janë simbole të komunizmit, një gjyqtar i tillë nuk mund të ishte kryetar i Gjykatës së Lartë. Në CV ai shkruan se ka qenë ish-prokuror, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, lektor, avokat, drejtor i Shkollës së Magjistraturës, por e fillon nga viti 1991 dhe nuk jep periudhën para ’90-s. Të tregojë ku ka punuar prokuror. Ish-prokurorët dhe hetuesit e para viteve ’90 nuk duhej të ishin sot në sistem,” deklaroi Gjoni në një intervistë për Syri TV.

Deputeti demokrat akuzoi gjithashtu se pasuria e Sokol Sadushit “nuk është bërë kurrë publike” dhe se “nuk i jepet as medias, as gazetarëve dhe askujt tjetër”. Ai theksoi se Këshilli i Lartë Gjyqësor “as nuk merr mundimin ta thërrasë për sqarime”.

Ndërkohë, vetë Gjin Gjoni ka pasur një të kaluar të diskutueshme me drejtësinë. Në vitin 2014, ai u kallëzua penalisht nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKPI) për deklarim të rremë, falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Sipas ILDKPI, deri në atë kohë, Gjoni kishte fshehur mbi 2 milionë euro pasuri, përfshirë një vilë me vlerë 700 mijë euro në Farkë, të blerë në vitin 2012 me burim të dyshimtë. Dosja e bujshme iu referua Prokurorisë së Elbasanit, e cila në maj të vitit 2014 regjistroi procedimin penal nr. 1098 për veprat “falsifikim i dokumenteve” dhe “fshehje e pasurisë”.

Pavarësisht historikut të tij, Gjoni ka rifituar status publik si deputet dhe, në prononcimet e fundit, është pozicionuar si një nga kritikët më të ashpër të sistemit të drejtësisë, veçanërisht ndaj drejtuesve të institucioneve të larta gjyqësore.

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme