Politika 18 March 2026, 14:26 Nga VNA

Gjermania na ka bllokuar negociatat pas Ballukut, Rama dërgon Peleshin në Berlin për zhbllokim

Ndaje në Whatsapp

Gjermania na ka bllokuar negociatat pas Ballukut, Rama dërgon Peleshin

IBAR, ose miratimi i piketave të ndërmjetme është bllokuar në Bashkimin Evropian për Shqipërinë.

Edhe pse Edi Rama kishte mohuar ndikimin e çështjes Balluku tek integrimi, faktet konfirmojnë të kundërtën.

Shqipëria ja doli të marrë rekomandim pozitiv nga teknicienët e BE-së, por vendet anëtare, nuk votuan, dhe vendimi është shtyrë për shkak të spekticizmit.

Në krye të vendeve që donin patjetër arrestimin e Ballukut siç kërkon SPAK, ishte dhe ngelet Gjermania, e cila nuk bën hapa pas pavarësisht përpjekjeve të shumëllojshme të kryeministrit shqiptar.

Teksa situata vijon të jetë e nderë, Rama ka dërguar në Berlin, kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi, i cili shoqërohet nga kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla dhe nga deputeti i opozitës, Redi Muçi.

Në Berlin u shfaqën sot, ndarazi edhe 3 eksponentë të opozitës: kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, bashkë me Jorida Tabakun dhe Klevis Balliun.

Ngelet e paqartë nëse axhenda e kryetarit të Kuvendit gërshetohet ose jo me opozitarët, ndërsa ngelet për tu parë se cili do të jetë pozicionimi i demokratëve në takimet politike gjermane.

A do të punojnë të dy palët për të zhbllokuar negociatat, apo pakica do të ngulë këmbë për arrestimin e zëvendëskryeministres.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme