Politika 13 Shtator 2025, 18:29 Nga VNA

Gjekmarkaj shpreh rezerva për Alimehmetin për Bashkinë e Tiranës: Berisha burrë shteti, shpëtoi PD

Ndaje në Whatsapp
Gjekmarkaj shpreh rezerva për Alimehmetin për Bashkinë e

Deputet i Partisë Demokratike njëherazi nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka dhënë një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24, ku ka trajtuar një sërë zhvillimesh brenda PD-së, përfshirë zgjedhjet e pjesshme në Tiranë dhe rolin e Sali Berishës në rimëkëmbjen e partisë.

Duke folur për zgjedhjet e pritshme në Tiranë, Gjekmarkaj theksoi se Partia Demokratike ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi kandidatin që do të përfaqësojë të djathtën në kryeqytet. Ai përmendi emrin e Ilir Alimehmetit si një mundësi, duke e cilësuar atë si një “mjek i shkëlqyer”, por paralelisht shprehu rezerva, duke shtuar se “e djathta shqiptare ka shumë figura të tjera potenciale”.

“PD ka të gjithë potencialin për të qenë një parti fituese. Ilir Alimehmeti është një emër i respektuar, por nuk është i vetmi. Nuk e di nëse ai dëshiron të jetë pjesë e kësaj gare, por ne kemi shumë emra që mund të dalin fitues,” u shpreh Gjekmarkaj.

Duke komentuar mbi kandidaturën e shpallur nga PS, Ogerta Manastirliu, Gjekmarkaj u shpreh se ajo është “një figurë e konsumuar” dhe në kushte normale, opozita do ta kishte të lehtë ta fitonte Tiranën.

Berisha, “burri i shtetit” që shpëtoi PD-në

“Falë një energjie që ka pasur Sali Berisha për të mbledhur partinë që po shpërbëhej, me një durim epik dhe vizion prej burri shteti, ai ja doli ta ribashkojë PD-në dhe t’i japë seriozitetin që ka sot. Ky është shërbimi i dytë madhor pas revolucionit të vitit 1990,” deklaroi Gjekmarkaj.

Ai akuzoi mazhorancën për lobime të pandershme dhe ndikime të jashtme që, sipas tij, synonin asgjësimin e PD-së, duke përmendur edhe shpalljen "non grata" të Berishës si një lëvizje për të futur opozitën në krizë.

“PD ka qenë shumë pranë asgjësimit. Berisha ia doli ta mbrojë me guxim dhe kjo është një arritje madhore për pluralizmin politik në vend,” theksoi ai.

Zgjedhjet e 11 majit: një farsë politike

Gjekmarkaj tha se zgjedhjet e fundit ishin zhvilluar në një “teren të minuar”, duke i cilësuar si një farsë. Ai e cilësoi të padrejtë situatën ku ndodhet opozita, dhe kritikoi ndryshimet kushtetuese të kryera nga Edi Rama që, sipas tij, kanë ndikuar negativisht në balancën e pushteteve.

“Nëse do të ishim në kushte barazie dhe ndershmërie, do t’i kishim fituar zgjedhjet e 11 majit. Por nuk na u dha mundësia të konkurronim në mënyrë të drejtë,” tha ai.

Agron Gjekmarkaj, një kameleon në oazin politik 

Për kujtesë, Agron Gjekmarkajt për Sali Berishën, bazuar në deklaratat dhe prononcimet e tij ndër vite:

2021–2022: Rezerva dhe distancim institucional

Qëndrim i kujdesshëm ndaj “non grata”-s: Gjekmarkaj, si pjesë e grupit parlamentar të PD nën drejtimin e Bashës, nuk e mbështeti menjëherë rikthimin e Berishës në krye të PD-së. E shprehu mosnjohjen formale të Berishës si kryetar, për shkak të pasojave ndërkombëtare të shpalljes "non grata".

Apel për reflektim dhe unitet në PD: Ai ishte kritik ndaj ndarjes brenda PD-së dhe kërkonte bashkimin e të djathtës përballë Ramës, pa përjashtuar Berishën si figurë me ndikim.

2023: Ndryshim i tonit dhe vlerësim i rolit të Berishës

Pranon peshën reale të Berishës në opozitë: Në shtator 2023, Gjekmarkaj deklaron se “Berisha ka një peshë reale në opozitë, që nuk mund të injorohet”. Ai mban ende rezerva për ta quajtur zyrtarisht “kryetar partie”, por e pranon si faktor kyç në PD.

“Berisha duhet të jetë pjesë e opozitës”: E cilëson të domosdoshme pjesëmarrjen e tij në projektin opozitar.

2024: Kalim në qëndrim hapur pro-Berishës

Kërkon falje për qëndrimet e mëparshme: Në shtator 2024, Gjekmarkaj shprehet publikisht. 

“Kërkoj ndjesë për qëndrimet e mia të mëparshme ndaj Berishës. Ai nuk meritonte izolimin që iu bë.”

Mbron Berishën nga arresti shtëpiak: Ai e quan një padrejtësi mbajtjen e tij në arrest, duke sugjeruar që PD duhet të ndërmarrë nisma ndërkombëtare për të denoncuar këtë situatë. 

Ky ndryshim pasqyron një adaptim politik, të ndikuar nga zhvillimet brenda PD-së, roli që Berisha vijoi të luante te baza dhe ndryshimet në qëndrimet e vetë Gjekmarkajt përballë mazhorancës.

 

 

 

 

 

Video

Momenti kur i plagosuri në Memaliaj mbërrin në spital

Nuk e dimë se çfarë pronash ka sekuestruar SPAK, se Linda është me qira

Aman mos bëni asgjë nga ato që premtoni, veç furnizoni spitalet me ilaçe dhe mos na shisni mbeturinat e botës së tretë në farmaci

Ky është ambienti në fshatin Majkosh të Tepelenës ku shpërthimi i një granate la të plagosur rëndë dy të rinj. Xhulio Salaj, 28 vjeç dhe Lisien Shehu, 34 vjeç, janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë me dëmtime serioze. Ngjarja ndodhi në një objekt ngjitur me banesën e babait të 28-vjeçarit, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat e plotë të këtij aksidenti tragjik.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme