Politika 29 November 2025, 18:56 Nga VNA

Gjekmarkaj për mbledhjen e më të votuarve të primareve, merr në mbrojtje Salianjin: Është aset i PD

Ndaje në Whatsapp
Gjekmarkaj për mbledhjen e më të votuarve të primareve, merr

Nënkryetari i PD dhe i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka komentuar debatet e ditëve të fundit brenda Partisë Demokratike, duke i cilësuar ato si pjesë normale të një force politike që është në proces riformatimi.

Sipas tij, PD aktualisht është “një kantier i hapur idesh, analizash, propozimesh dhe debatesh”, ku diskutimet në kryesi dhe në grupin parlamentar janë të shumta dhe jo gjithmonë të njëjta, por kjo është natyra e kësaj partie.

Gjekmarkaj i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 theksoi se Sali Berisha ka qenë gjithmonë i hapur për riorganizimin e PD-së, analizën e thelluar dhe garën e brendshme. Gjekmarkaj, ka komentuar për mbledhjen e më të votuarve të primareve. Ai theksoi se nuk është problem pse anëtar apo deputetë të PD pinë kafe, por sipas tij, u krijua nga media një furtunë për të krijuar ngjarje në PD.

“PD në këtë moment është një kantier i hapur, dhe kantier i idesh, analizash, propozimesh dhe debatesh. Ne kemi debatuar me orë të tëra në kryesinë e PD para një jave. Jo gjithmonë të përputhura debatet me njëra tjetrën por kjo është PD.

Kemi debatuar në grupin parlamentar të PD. Bëhen lajm këto gjëra, por nuk bëhet lajm ato që e marrin peshën e lajmit. Berisha ka folur gjithmonë, për hapjen, për ri-formatim të PD, për një analizë të thellë dhe për garë.

Ka qenë mjaft i hapur mendoj unë. Për gjëra të tjera pastaj qoftë miku im Ervin Salianji, që ju e dini shumë mirë që unë e çmoj, i cili ka paguar një kosto të vërtetë politike me sakrificë. Burgun nuk ja uroj askujt. Ai është anëtar i PD, një aset i saj një njeri që ka folur në kryesi dhe do flasë përsëri. Edhe nuk shoh, ku është shqetësimi, kur Ervin Salianji pi kafe me 9 apo 10 demokratë.

Unë nuk ndjej asnjë lloj shqetësimi dhe nuk kam parë asnjë shqetësim. Kjo është një furtunë, në një gotë ujë e ngritur nga etja, që kanë mediat për të krijuar ngjarje në PD, kur ngjarjet janë në kampin tjetër. Është më se normale që të ulen në kafe 9-10 deputetë, qoftë të listave të hapur apo të mbyllura.”, tha ai.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme