Politika 23 October 2025, 13:20 Nga VNA

Gjashtë deputetë të rinj të PD mungojnë në “leksionet politike” me Berishën

Ndaje në Whatsapp
Gjashtë deputetë të rinj të PD mungojnë në

Gjashtë deputetë nuk morën pjesë në takimin e Partisë Demokratike, ku Sali Berisha dhe mbështetësit e tij zhvilluan një seri “leksionesh” për deputetët.

Mes mungesave u evidentuan Arjan Ndoja, Manjola Luku, Kliti Hoti dhe Denisa Vata, të cilët nuk u paraqitën fare, ndërsa Ivi Kaso nuk mori pjesë për shkak të një angazhimi brenda PD-së.

Arjan Ndoja, që zgjodhi të mos marrë pjesë, kishte deklaruar më herët në parlament se nuk pranon “të shkojë në Kuvend me regji” dhe se “nuk do t’i bjerë kurrë tavolinave”.

Në listën e mungesave ra në sy edhe deputeti Besart Xhaferri, i cili ndodhet në një vizitë në SHBA.

Vetëm pak ditë më parë, Xhaferri i kishte kërkuar Berishës të tërhiqej nga drejtimi i partisë nëse nuk arrin të vërtetojë “farsën” dhe të çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme