Politika 16 February 2026, 16:03 Nga VNA

Gazment Bardhi: Rama po vendos mburojë për veten nga SPAK përmes ndryshimeve në Kodin Penal

Ndaje në Whatsapp

Gazment Bardhi: Rama po vendos mburojë për veten nga SPAK përmes

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me ndryshimet e propozuara nga Partia Socialiste në Kodin e Procedurës Penale, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se synon të vendosë një “mburojë” për veten përballë Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shprehet me ironi se “për herë të parë” e beson kryeministrin kur thotë se ndryshimet nuk kanë lidhje me zëvendëskryeministren e pezulluar dhe të marrë të pandehur nga SPAK, Belinda Balluku, por sipas tij, ato lidhen drejtpërdrejt me interesin personal të Ramës.

Sipas Bardhit, ndryshimet e propozuara synojnë që kryeministri të mos pezullohet nga detyra edhe në rast se drejtësia vlerëson se ai mund të ndikojë apo të prishë prova gjatë një hetimi. Deputeti demokrat përmend si shembuj çështjen Charles McGonigal dhe hetimet për inceneratorët, të cilat, sipas tij, janë ende në proces.

“Qëllimi i tij është personal. Ai do që funksioni i Kryeministrit të mos ndahet nga emri i Edi Ramës, pavarësisht provave të drejtësisë kundër tij”, citohet të ketë deklaruar Bardhi.

Ai shton se ndryshimet në legjislacion, të propozuara në mes të një hetimi penal aktiv për zëvendëskryeministren, krijojnë precedent dhe synojnë të parapërgatisin terrenin për raste të mundshme të ardhshme.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme