Politika 18 December 2025, 13:33 Nga VNA

Gazment Bardhi “pro drejtësisë për çështjen Balluku”, por PD ende pa një qëndrim të qartë për SPAK-un

Ndaje në Whatsapp

Gazment Bardhi “pro drejtësisë për çështjen

“Ne do të marrim pjesë në Këshillin e Mandateve dhe vota jonë është e qartë, pro drejtësisë. E kemi thënë edhe dje: nuk do të ketë asnjë mundësi në atë Kuvend që korrupsioni i Ballukut të mbyllet në kasafortë”.

Kështu deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, duke u rreshtuar qartësisht, në dukje, në krah të drejtësisë së re dhe veprimeve të saj të fundit.

Sipas Bardhit, problemi qëndron te fakti se urdhri ndalon Ballukun të njihet me materialet në Kuvend, ndërsa, sipas tij, ajo ka marrë kopje të provave, me qëllim intimidimin e dëshmitarëve. Në të njëjtën kohë, deputetët që do të shqyrtojnë rastin nuk lejohen të njihen me dokumentet.

“Ky proces ka nisur me shkelje të rëndë nga ana e kryetarit të Kuvendit. Nuk ka sekret në aktet e Prokurorisë. Sekret i kanë shpallur Peleshi dhe Rama, sepse Rama është autori”, tha Bardhi.

Deri në këtë pikë, kreu i grupit parlamentar të PD-së qëndron në pozita formalisht konform ligjit dhe Kushtetutës. Por koherenca mbetet problem. Gazment Bardhi, si përfaqësues i lartë i Partisë Demokratike në Kuvend, duhet t’u bëjë të qartë shqiptarëve, njëherë e mirë, cili është qëndrimi i partisë më të madhe opozitare ndaj drejtësisë së re dhe SPAK-ut.

A e mbështet apo jo PD Prokurorinë e Posaçme? A po veprojnë drejt SPAK dhe GJKKO? A do të ruajë PD të njëjtin standard për çdo kërkesë për heqje imuniteti që mbërrin në Kuvend?

Pa përgjigje të qarta për këto pyetje, qëndrimi i sotëm i PD-së mbetet thjesht spontan dhe momental, pa peshë të veçantë në vazhdën e veprimeve të forta që SPAK ka ndërmarrë muajt e fundit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme