Politika 19 December 2025, 15:56 Nga VNA

Gazment Bardhi: Mazhoranca bllokoi transparencën, Rama s’ka vendosur ende çfarë do të bëjë me Ballukun

Ndaje në Whatsapp

Gazment Bardhi: Mazhoranca bllokoi transparencën, Rama s’ka vendosur

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, foli për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku u diskutua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Bardhi deklaroi se opozita kërkoi që mbledhja të zhvillohej në mënyrë transparente, e hapur për qytetarët dhe median, por kjo kërkesë nuk u pranua. Sipas tij, mbledhja e sotme u fokusua vetëm te procedura dhe jo te thelbi i çështjes.

Ai theksoi se një nga pikat kryesore të debatit ishte e drejta e deputetëve për të pasur dosjen e plotë të sjellë nga SPAK. Sipas Bardhit, ajo që opozita ka ngritur prej ditësh u konfirmua edhe nga vetë Prokuroria e Posaçme: çdo anëtar i Këshillit të Mandateve duhet të pajiset me materialin e plotë.

Bardhi akuzoi mazhorancën se duke mos hapur USB-në me materialet, po i krijohet alibi të pandehurës për të pretenduar se nuk e ka lexuar të gjithë dosjen. Për këtë arsye, pesë anëtarët e opozitës kërkuan ndërprerjen e mbledhjes, pajisjen e deputetëve me dokumentacionin e plotë dhe zhvillimin e seancës dëgjimore të hënën në mëngjes, me praninë e prokurorisë dhe të Belinda Ballukut.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PD, mënyra se si u zhvillua mbledhja zbulon një skenar politik: kryeministri Edi Rama, sipas tij, ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me Ballukun dhe po pret të shohë deri ku shkon përgjegjësia dhe çfarë përmban dosja për të.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme