Politika 14 November 2025, 17:19 Nga VNA

Gazment Bardhi “lan duart” nga fletëthirrja e SPAK – Bashkë me Nokën dhe Berishën formojnë trion e këngës anti-SPAK

Ndaje në Whatsapp

Gazment Bardhi “lan duart” nga fletëthirrja e SPAK –

Gazment Bardhi doli sot me një njoftim të ashpër për shtyp, ku mohon kategorikisht që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të ketë dërguar ndonjë njoftim në adresë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Sipas tij, “SPAK nuk ka dërguar asnjë njoftim, ndaj stafi politik i grupit nuk ka pasur çfarë të refuzojë”.

Në njoftimin e Bardhit thuhet ndër të tjera se referimi i SPAK-ut i një gënjeshtre të shpërndarë nga Kuvendi “meriton vetëm përbuzje”. Sipas Bardhit, SPAK është në dijeni se nuk i ka dërguar asnjë njoftim grupit parlamentar, ndërsa ofrimi i shërbimeve postare nuk është përgjegjësi e stafit të grupit, pasi në kutitë postare të asnjë deputeti të PD-së në Kuvend nuk ka pasur asnjë njoftim të ardhur nga administrata parlamentare.

Kryetari i grupit parlamentar të PD shpreh “keqardhje për keqpërdorimin politik të Prokurorisë së Posaçme”, që sipas tij po përdoret për propagandë ditore nga mazhoranca socialiste.

Por mbetet e pashpjegueshme se si është e mundur që kryetari i grupit, kryetari i PD-së dhe nënkryetari i PD-së, të tre njëkohësisht nuk e kanë parë faksimilen e publikimit të fletëthirrjes së SPAK-ut ndaj Sali Berishës, që qarkullon në të gjitha mediat, dhe nuk janë interesuar në zyrat e PD-së apo në administratën e Kuvendit për të verifikuar nëse një njoftim i tillë ka mbërritur apo dhe nuk kanë kërkuar asnjë sqarim institucional për dokumentin që lidhet me kreun historik të partisë.

Në vend të sqarimit të faktit thelbësor – që Sali Berisha është thirrur në SPAK – drejtuesit e PD-së, në mënyrë të heshtur ose të qëllimtë, i janë bashkuar të njëjtës linjë politike: asaj të sulmit ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Më e çuditshme duket kjo nga ana e zotit Gazment Bardhi, që vetëm disa ditë më parë përshëndeste me zell të madh veprimet e SPAK për hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. A mundet që një politikan tashmë me përvojë të marrë shembullin më të keq të kryetarit të tij dhe të ketë moskoherencën si model të qasjes në marrëdhënien me njerëzit? A mundet që ky SPAK-u të jetë një ditë i mirë kur heton qeverinë dhe një ditë i keq kur heton Sali Berishën apo Arlind Ndrojen?

Duke u rreshtuar përkrah Berishës, trioja drejtuese e PD-së hyn fuqishëm në korin anti-SPAK, një këngë që pritet të vazhdojë gjatë, ndërsa hetimet për 21 Janarin hyjnë në një fazë vendimtare. Dhe me gjasë, siç e ka treguar historia e dy viteve të fundit, për ta shndërruar PD-në në një bunker të ri nga ku Sali Berisha do të godasë kundërshtarin e tij më të madh – Prokurorinë e Posaçme. Se sa për qeverinë apo Edi Ramën, për ata duket se ka menduar dikush tjetër.

Lexo gjithashtu

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme