Politika 17 September 2025, 20:52 Nga VNA

Gazment Bardhi justifikon vendimin e Mesila Dodës me ‘procedurën normale’

Ndaje në Whatsapp
Gazment Bardhi justifikon vendimin e Mesila Dodës me ‘procedurën

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka arsyetuar vendimin e deputetes Mesila Doda për t’u regjistruar si deputete e pavarur, duke theksuar se kjo lidhet me faktin se ajo i përket një force politike që nuk ka arritur të formojë një grup parlamentar. Sipas tij, regjistrimi i Dodës si deputete e pavarur është një procedurë normale parlamentare.

“Zonja Doda nuk është deputete e Partisë Demokratike. Ajo është deputete e PDIU dhe është në Kuvend si përfaqësuese e kësaj partie. Duke qenë se PDIU ka vetëm një deputet dhe nuk ka arritur të formojë grup parlamentar – një grup kërkon të paktën 7 deputetë – zonja Doda është regjistruar si deputete e pavarur. Pra, kjo është një procedurë normale parlamentare,” tha Bardhi.

Megjithatë, ky arsyetim i Bardhit duket më shumë si një përpjekje për të justifikuar dështimin e PD-së me zgjedhjen e emrave në listën e sigurt, të cilët pas zgjedhjeve po firojnë duke zvogëluar edhe më shumë grupin e PD.

Së pari, vetë Mesila Doda ka reaguar duke theksuar se opozita duhet të kishte një grup të përbashkët parlamentar. Pra, që tregon se deputetja nuk ka qenë daakord me pjesën tjetër të opozitës për të krijuar tre grupe parlamentare.

Së dyti, nëse do t’i besohej shpjegimit të Bardhit, atëherë edhe Fatmir Mediu i Partisë Republikane dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së, të cilët gjithashtu kanë nga një deputet, do të duhej të ishin regjistruar si deputetë të pavarur, por ata bashkëpunojnë me PD-në duke formuar një grup parlamentar, gjë që Mesila Doda nuk e bën.

Bardhi gjithashtu shprehu pendesën e tij për votimin e këtij Kodi, duke thënë se mban përgjegjësi personale, pasi duhej marrë më shumë kohë për të eksploruar mundësi të tjera.

Megjithatë më shumë se Bardhi, gabimet e tij dhe të PD kanë ardhur me kosto të mëdha për demokratët e thjesht, të cilët do të duhet të mbajnë edhe katër vite të tjera opozitë. 

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme