Politika 8 September 2025, 16:38 Nga VNA

Gazment Bardhi i drejtohet SPAK-ut për dosjen McGonigal, por shkresa në emër të grupit pa vulë ngre pikëpyetje

Ndaje në Whatsapp

 

Gazment Bardhi i drejtohet SPAK-ut për dosjen McGonigal, por shkresa

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, bëri të ditur sot se i është drejtuar zyrtarisht SPAK-ut për t’i vënë në dijeni mbi provat e reja të bëra publike lidhur me dosjen “McGonigal”.

“Sot i jam drejtuar zyrtarisht SPAK për ta informuar mbi të dhënat e reja të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA për aferën McGonigal. Hetimi amerikan e ka provuar përgjegjësinë penale të Edi Ramës, ndaj SPAK duhet të zbatojë ligjin dhe të mos mbrojë Kryeministrin më të korruptuar në Europë”, shkruan Bardhi.

Dokumenti është dorëzuar në emër të grupit parlamentar të PD dhe është firmosur prej tij si kryetar i grupit. Megjithatë, shkresa, ndonëse mban logon e Kuvendit, nuk ka vulë zyrtare.

Gazment Bardhi i drejtohet SPAK-ut për dosjen McGonigal, por shkresa

Gazment Bardhi i drejtohet SPAK-ut për dosjen McGonigal, por shkresa

Veprimi i tij ngjall disa pikëpyetje: në emër të cilit grup parlamentar ka folur Bardhi? Të atij që e ka përfunduar mandatin apo të grupit të ri që ende nuk është formuar? Madje në Partinë Demokratike nuk është vendosur ende zyrtarisht se kush do të drejtojë grupin parlamentar në legjislaturën e re.

Edhe nëse Bardhi do të rikonfirmohet kryetar, mbetet e paqartë pse ai ka nxituar të dërgojë një shkresë zyrtare në SPAK pa vulën përkatëse?

Për më tepër, tek kjo shkresë del hipokrizia e Partisë Demokratike. Në mbledhjen që zhvilloi Komisioni për çështjet Europiane në datën 29 gusht, opozita e bojkotoi me pretekstin se ishte jashtë sesionit parlamentar dhe se ishte antikushtetues.

“Asnjë nga deputetët që sot kanë thirrur mbledhjen nuk janë të rizgjedhur dhe nuk e kanë legjitimitetin të thërrasin mbledhje jashtë sesioni”,  shprehej deputetja e zgjedhur Jorida Tabaku.

Ndërkoh kolegu i saj bëri të njëjtën gjë sot, lëshon shkresa me logon e Kuvendit dhe në emër të një grupi deputetësh që ende nuk janë betuar në parlament.

Nuk përjashtohet mundësia që veprimi i tij të jetë një mesazh për Sali Berishën, për t’i treguar se nëse i jep sërish drejtimin e grupit, Bardhi është i gatshëm të marrë përsipër betejat politike.

Megjithatë, ai duhet të sqarojë arsyen pse dokumenti i dërguar në emër të grupit parlamentar të PD-së është pa vulë.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme