Politika 16 October 2025, 17:24 Nga VNA

Gazment Bardhi akuzon mazhorancën për bllokim të debatit në Kuvend, përmend “mesazhin e gabuar” të Taulant Ballës

Ndaje në Whatsapp
Gazment Bardhi akuzon mazhorancën për bllokim të debatit në

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj asaj që e konsideroi si një “skenar të mazhorancës” për të mos lejuar zhvillimin e debatit në Kuvend.

Duke folur për gazetarët jashtë sallës plenare, Bardhi akuzoi kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, se ka urdhëruar deputetët socialistë të ndërpresin diskutimet, duke dalë “zbuluar” përmes një mesazhi të dërguar gabimisht në një grup WhatsApp.

“Skenari ishte përgatitur prej kohësh. Taulant Balla, duke ngatërruar grupet, urdhëroi të gjithë deputetët e PS të hyjnë në sallë për të ndërprerë debatet. Duan ta kthejnë Kuvendin në memec, por ta harrojnë këtë,” deklaroi Bardhi.

Ai shtoi se opozita do të reagojë sa herë të shkelet rregullorja, duke paralajmëruar se nuk do të lejojnë mbylljen e fjalës në Parlament.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme