Politika 18 October 2025, 17:41 Nga VNA

Gazetari italian Ranucci, një jetë nën kërcënime të vazhdueshme, por gazetaria, puna më e bukur në botë

Ndaje në Whatsapp
Gazetari italian Ranucci, një jetë nën kërcënime

Shumë nga kërcënimet që ka marrë, Sigfrido Ranucci nuk i ka bërë kurrë publike. Ka pasur njerëz që e ndiqnin, e filmonin, një lloj përndjekjeje dhe përpilimi dosjesh ndaj tij. Jetën prej vitesh e ka nën mbrojtje të shtetit. Që prej vitit 2009 është vendosur nën mbrojtje, pasi kishte kryer një hetim në Siçili për një gurore rëre që drejtohej nga një klan mafioz nga Katana. «Familja Ercolano i kishte kërkuar një personi të rrezikshëm të më mbante nën vëzhgim», ka treguar ai.

Dy vite më vonë, situata u përkeqësua. «Një trafikant droge i lidhur me 'Ndrangheta-n dhe me kartelin kolumbian të Pablo Escobar-it kishte urdhëruar dy vrasës shqiptarë që të më eliminonin. Nuk i kishte pëlqyer një reportazh që kisha bërë për lidhjet mes politikës dhe krimit të organizuar.»

Më pas, atentati i 16 tetorit, një tjetër moment i rëndë në jetën e tij.

Në intervista të mëparshme, Ranucci ka pohuar:

«Ndonjëherë një hetim gazetaresk është më i fortë sesa një proces gjyqësor që zgjat me vite. Ka presionin e transmetimit në orar të pikut, stresin e vazhdueshëm, kallëzime paraprake, drejtimin e një ekipi të tërë, telefonata para, gjatë dhe pas emisionit... Bëj një jetë të lodhshme, ndonjëherë të padurueshme, por ndihem me fat. E konsideroj këtë punë si më të bukurën në botë.»

Ngjarja 

Ditën e premte dy shpërthime të fuqishme u regjistruan në orët e para të mëngjesit në rrethinat e Romës, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Sipas raportimeve të policisë, dy sasi lënde eksplozive ishin vendosur në makinën e gazetarit Sigfrido Ranucci, prezantues i emisionit Report dhe të vajzës së tij, teksa mjetet ishin të parkuara para shtëpisë së tyre në Campo Ascolano.

Ishte vetë gazetari ai që konfirmoi lajmin duke shkruar se dy shpërthimet shkaktuan panic në të gjithë lagjen.

Karabinierët, oficerët e DIGOS dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje dhe konfirmuan se nëse në momentin e shpërthimit do të kishte njerëz në makina, pasojat do të ishin tepër të rënda.

Zyra e prokurorit ka filluar hetimet dhe po mbledh prova për të identifikuar autorët e këtij krimi të rëndë.

Sigfrido Ranucci, është prezantuesi dhe prej disa kohësh autori i emisionit “Report” në televizionin italian RAI3 është i njohur së fundmi edhe në Shqipëri nga një reportazh për vendin tonë.

Në reportazhin për Shqipërinë ai ka trajtuar marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për pritjen e refugjatëve

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme